Organet seksuale  në trupin e një gruaje (organet e brendshme) janë:

Grua duke qëndruar në këmbë. Fokusi është në organet seksuale të brendshme.
Organet seksuale të brendshme të gruas janë: 1. vagina, 2. qafa e mitrës, 3. mitra, 4. gypat e Falopit, 5. vezoret.

Vagina

Vagina është një zgavër me një hapje nga jashtë. Kjo zgavër çon deri në hyrjen e mitrës (qafën e mitrës). Vagina është rreth 10 cm e thellë.

Vagina ka mure elastike, të cilat shtrihen afër njëri tjetrit. Muret mund të shtrëngohen (gjë që e bën hapjen më të ngushtë) ose të lirohen.

Gjatë ciklit menstrual një grua ka gjakderdhje nga vagina.

Në hyrje të vaginës ndodhet cipa e virgjërisë. Kjo është një kurorë indi të butë.

Gjatë marrëdhënieve seksuale penisi rrëshqet në vaginë (penetrimi).

Foshnjat vijnë në jetë gjatë lindjes nëpërmjet vaginës.

Mitra (Uterus)

Mitra duket si një dardhë, e cila qëndron me kokë poshtë. Pjesa e ngushtë e dardhës është qafa e mitrës.
Mitra rritet gjatë shtatzënisë së bashku me foshnjën. Pas lindjes mitra zvogëlohet përsëri ngadalë.

Qafa e mitrës (Zervix)

Qafa e mitrës del brenda në vaginë dhe është një pjesë e mitrës.

Goja e mitrës në fillim të qafës së mitrës është normalisht e mbyllur. Ajo hapet gjatë  lindjes, sepse koka e foshnjës shtyn nga brenda mbi qafën e mitrës.

Gypat e falopit (Tuben)

Gruaja ka 2 gypa të falopi, afërsisht 10 deri 15 cm të gjata, nga një në çdo anë të mitrës.

Gypat e falopit transportojnë vezët nga vezoret për në mitër.

Vezoret (Ovarien)

Në vezore ruhen vezët e gruas. Një grua i ka që në lindje të gjitha vezët e saj.

Vezorja ka madhësinë e një luleshtrydheje.

Vezoret prodhojnë hormonet  femërore.

Në vezoret e një gruaje të pjekur seksualisht piqet në shumicën e rasteve një herë në muaj një vezë. Nëse veza nuk fekondohet, fillon rreth 14 deri në 16 ditë më vonë cikli mujor. Por mund të ndodhë po ashtu që të piqet më shumë se një vezë brenda një muaji.

Hormonet gjithashtu ndikojnë në lëkurë, në dendësinë e kockave dhe në gjendjen shpirtërore. Ato i tregojnë trupit se si duhet të përgatitet ai për shtatzëninë.

Kur një grua bëhet më e moshuar, prodhimi i hormoneve femërore zvogëlohet. Kjo quhet  menopauzë. Shumë gra ndjehen herë të trishtuara dhe herë të gëzuara përsëri në momentin tjetër (lëkundje të gjendjes shpirtërore). Ato po ashtu papritur mund të dërsijnë (valë të nxehta).

Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma