Himeni

Himeni (cipa e virgjërisë) Himeni është një membranë e butë dhe shumë elastike në hyrje të vaginës (vagina). Disa e quajnë atë edhe cipa e virgjërisë. Himeni nuk e mbyll hyrjen e vaginës dhe ai ka pamje paska të ndryshme tek çdo vajzë dhe grua.

Gruaja e shtrirë me këmbë të hapura. Janë theksuar organet seksuale të dukshme.
Paraqitja e hollësishme e himenit në vaginë

Himeni quhet edhe “cipa e virgjërisë”: Arsyeja: Për një kohë të gjatë mendohej se tek himeni mund shihej nëse një e re apo një grua ishte ende “e virgjër” - pra nuk kishte pasur ende marrëdhënie seksuale. Por kjo nuk është e vërtetë.

Himeni ka pamje të ndryshme

Tek vajzat gjatë pubertetit, himeni është një membranë e butë dhe shume elastike në hyrje të vaginës (vagina). Himeni mund të mbulojë pak hyrjen e vaginës, por nuk e mbyll atë. Himeni ka pamje të ndryshme, për shembull në formë rrethore ose jake.

Përdorimi i tamponëve

Himeni nuk mund të çahet nga tamponët. Kur vajzat dhe gratë fillojnë të përdorin tamponë, ato mund të kenë pak dhimbje në fillim. Por shumica e tyre mund të përdorin një tampon pa asnjë problem.

Konsultimi

Gjinekologet dhe gjinelokogët mund t´u përgjigjen pyetjeve në lidhje me himenin.

Një grua duke folur me një mjek.
Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma