Gjinjtë janë dy harkimet në pjesën e përparme të trupit të femrës.

Gjinjtë: Thitha (1): harkimet e vogla në mes të gjirit Areola (2): rrathë të errët përreth thithave.

Mbi gji qëndrojnë thithat e gjirit dhe areolat.  

  • Thitha (1): harkimet e vogla në mes të gjirit
  • Areola (2): rrathë të errët përreth thithave.
Pjesët e jashtme të një gjoksi janë: 1. thithi, 2. aureola.

Çdo gjoks përbëhet nga yndyra, gjëndrat e qumështit dhe rrugët e qumështit:

  • gjëndrat e qumështit (3): organe të vogla, të cilat prodhojnë qumështin e nënës
  • rrugët e qumështit (4) : linja të vogla, të cilat transportojnë qumështin për tek thitha.
Grua duke qëndruar në këmbë. Fokusi është te gjokset.
Pjesët e brendshme të një gjoksi janë: 3. gjëndrat e qumështit, 4. kanalet.

Funksioni i gjinjve

Gjinjtë kanë dy funksione:

  1. Pas lindjes gjinjtë formojnë qumështin e nënës. Me qumështin e nënës ju mund të ushqeni me gji foshnjën tuaj.
  2. Thithat janë shumë të ndjeshme. Prekja ose përkëdhelja e gjirit ose e thithave mund t’ju sjellë juve  kënaqësi seksuale. Nëse ju jeni  të eksituar seksualisht  thithat tuaja forcohen. Thithat po ashtu mund të bëhen të forta edhe nga shkaqe të tjera, për shembull, nëse ju keni ftohtë.

Forma e gjinjve

Gjinjtë e çdo gruaje janë ndryshe. Gjinjtë mund të jenë të vegjël ose të mëdhenj, të rrumbullakët ose pak ovalë. Nuk është e rëndësishme për mënyrën e të funksionimit, si duken ato.

Gjokse të ndryshme: gjokse të vogla dhe me majë
Gjokse të ndryshme: gjokse të mëdha
Gjokse të ndryshme: gjokse mesatare në formë dardhe (pak ovale)
Gjokse të ndryshme: gjokse mesatare të rrumbullakosura

Gjinjtë gjatë shtatzënisë

Trupi juaj i parapërgatit gjinjtë tuaj gjatë  shtatzëninë për ushqimin me gji.

Gjinjtë

  • bëhen atëherë më të mëdha,
  • bëhen më të ndjeshme dhe ato nganjëherë dhembin,
  • nxjerrin ndoshta tanimë pak qumësht jashtë.

Gjinjtë pas lindjes

Pas lindjes gjinjtë tuaj nxjerrin jashtë një lëng, kulloshtrën. Ai është veçanërisht i pasur me proteina dhe ndihmon foshnjën për tretjen e parë të ushqimit. Nëse ju e vini foshnjën në gji, foshnja thith në thithë. Nëpërmjet kësaj nxitet prodhimi i qumështit. Pas dy ose tre ditësh gjinjtë prodhojnë mjaft qumësht nëne për të ushqyerit e foshnjës.
Nëse foshnja është shumë e dobët për të thithur, qumështi i nënës mund të thithet edhe me një pompë të vogël për qumështin. Foshnja mund të ushqehet megjithatë me qumështin e nënës.
Disa gra nuk kanë mjaft  qumësht nëne. Atëherë foshnja ushqehet me qumësht artificial.
Pas mbarimit të dhënies së gjirit forma e gjirit në shumicën e rasteve është pak e ndryshuar. Ajo është më e flashkët dhe nganjëherë edhe me e vogël. Disa gra nuk duan të ushqejnë me gji, me qëllim që ta ruajnë formën e gjirit.

Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma