Syneti

Syneti (cirkumcisioni) është një operacion në penis, gjatë të cilit lafsha hiqet pjesërisht ose plotësisht.

Lëkura e lafshës mbulon kokën e penisit. Tek shumica e djemve, lafsha është ngushtuar ose është ende e ngjitur në kokën e penisit deri rreth moshës 3 vjeçare. Në këtë rast prindërit nuk duhet të përpiqen të tërheqin pas lafshën. Kjo mund të shkaktojë lëndime.

Kur është i nevojshëm syneti?

Në shumë vende të botës, djemtë bëhen synet për arsye kulturore ose fetare. Nga pikëpamja mjekësore, bërja synet është e nevojshme vetëm atëherë, kur lafsha është shumë e ngushtë (fimozë), kur ajo shkakton dhimbje dhe nuk mund të trajtohet ndryshe.

Deri në moshën e adoleshencës, lafsha duhet të lirohet dhe të shtyhet lehtësisht pas kokës së penisit. Nëse lafsha është ende shumë e ngushtë, ajo mund të zgjerohet me një pomadë ose të hiqet përmes bërjes synet. Për këtë mund të konsultoheni më mirë tek një mjeke ose një mjek.

Tërheqja e lafshës
Penisi i pa bërë synet
Penisi i bërë synet

Arsyet për synetin

Problemet me lafshën mund të shfaqen edhe tek një mashkull i rritur. Prandaj bërja synet mund të jetë e nevojshme në çdo moshë. Në shumicën e rasteve, plaga nga operacioni shërohet përsëri pas dy javësh.

Tek gratë

Edhe vajzat dhe gratë bëhen synet. Për shkak se kjo është e dëmshme për vajzat dhe gratë, kjo quhet edhe gjymtim gjenital femëror.

Gjymtimi gjenital femëror është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe është e ndaluar me ligj në shumë vende.

Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma