Si prodhohet sperma?
Sperma (lëngu seminal) prodhohet në këtë mënyrë:
- Në testikuj (1) prodhohen vazhdimisht miliona spermatozoidë (qeliza spermatozoide).
- Spermatozoidët ruhen në epididime (2) dhe në kanalet e spermës (3).
- Spermatozoidët transportohen përmes kanaleve të spermës (3) në fshikëzat seminale (4) dhe në prostatë (5). Aty ata përzihen me lëngje të ndryshme dhe formojnë spermën.
- Kur një mashkull përjeton orgazmë, sperma shtyhet jashtë penisit përmes uretrës (6). Ky quhet ejakulim ose rrjedhje seminale.
Kur është pjellor një mashkull?
Sperma prodhohet për herë të parë gjatë pubertetit. Shumica e djemve bëhen pjellor midis moshës 12 dhe 15 vjeç. Ata në këtë kohë mund të ngjizin fëmijë - edhe gjatë marrëdhënies së tyre të parë seksuale.
Shumë meshkuj mund të prodhojnë spermatozoidë gjatë gjithë jetës së tyre. Por, fertiliteti i tyre zvogëlohet me rritjen e moshës.
Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll