Organet seksuale të brendshme te mashkullit

Organet seksuale të brendshme të mashkullit janë

Organet e brendshme seksuale të mashkullit janë: 1. testikujt, 2. epididimet, 3. kanalet e spermës, 4. prostata, 5. fshikëzat seminale.

Testikujt

Mashkulli ka dy testikuj (1). Ato ndodhen në skrotum.  Njëri nga testikujt mund të jetë pak më i vogël se tjetri dhe i varur pak më poshtë.

Testikujt prodhojnë spermën (qelizat spermatozoide).

Epididimet

Secili prej dy testikujve është i lidhur me një epididim (2). Këtu mblidhen spermatozoidët që prodhohen në testikuj.

Kanalet e spermës

Çdo epididim është i lidhur me një kanal të spermës (3). Spermatozoidët transportohen në prostatë (4) përmes dy kanaleve të spermës.

Prostata

Prostata (4) është një gjëndër dhe ajo shtrihet poshtë fshikëzës. Ajo ka afërsisht madhësinë e një arre.

Prostata prodhon një lëng. Para një orgazme, ky lëng përzihet me spermën.

Fshikëzat seminale

Meshkujt kanë dy fshikëza seminale (5). Ato janë të lidhura me kanalet e spermës. Edhe fshikëzat seminale prodhojnë një lëng, i cili përzihet me spermën.

Spermatozoidët dhe lëngjet nga fshikëzat seminale formojnë spermën (lëngun seminal).

Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma