Gjatë seksit burrat dhe gratë përjetojnë faza të ndryshme të eksitimit. Çdo njëri i përjeton këto faza ndryshe. Fazat gjithashtu ndryshojnë çdo herë për nga kohëzgjatja dhe intensiteti. Këto faza janë:
- dëshira
- eksitimi
- orgazma
- qetësimi
Dëshira
Kur ju ndjeni dëshirë seksuale, ju dëshironi të keni seks dhe të prekeni nga dikush, të prekni partneren/partnerin tuaj apo të prekni vetën.
Eksitimi
Prekjet e partneres/partnerit tuaj apo prekjet e veta mund t’ju eksitojnë në mënyrë seksuale. Trupi juaj/trupi i partnerit tuaj reagon ndaj eksitimit seksual:
- Vagina laget më shumë (gratë).
- Buzët e gjinore fryhen (gratë).
- Indet erektile të klitorit mbushen me gjak, klitori zmadhohet dhe ngrihet, ai bëhet shumë i ndjeshëm (gratë).
- Thithat ngurtësohen (gratë).
- Indet erektile të penisit mbushen me gjak, penisi ngurtësohet, zmadhohet dhe ngrihet: Ky është një ereksion (burrat).
- Nga penisi mund të pikojë pak substancë e lëngshme (burrat).
- Zemra rreh më shpejt (burrat dhe gratë).
Ju kini ndjenja seksuale për partneren tuaj/partnerin tuaj ose në kokën tuaj zhvillohen fantazi seksuale.
Eksitimi juaj rritet. Kjo është një ndjenje shumë intensive dhe e këndshme.
Orgazma
Orgazma është shkarkimi i energjisë seksuale në trupin tuaj:
- Muskujt e dyshemesë së legenit kontraktohen.
- Burrat kanë në shumicën e rasteve njëvderdhje sperme, kur ata kanë një orgazmë. Sperma rrjedh nga penisi jashtë.
- Tek disa gra rrjedh pak lëng nga vagina gjatë orgazmës. Kjo është e ngjashme me derdhjen e spermës.
Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll