Muskujt e dyshemesë së legenit janë muskujt, të cilët mbyllin tek njerëzit pjesën e poshtme të hapësirës së barkut.

Muskujt e dyshemesë së legenit mbështetin qëndrimin drejt të njerëzve. Ata punojnë së bashku me muskujt e barkut, shpinës dhe frymëmarrjes. Ata mbajnë fshikëzën e urinës, zorrën (gra dhe burra) dhe mitrën (gra) në vendin e duhur, mbështetin mitrën dhe foshnjën gjatë shtatzënisë, lehtësojnë lindjen nëpërmjet shtrishmërisë së tyre, pengojnë, që urina ose feçja të dalin pa dashje nga trupi (gra dhe burra), luajnë një rol për kënaqësinë seksuale dhe për mirëqenien seksuale (gra dhe burra). Muskujt e dyshemesë së legenit punojnë në mënyrë të pavetëdijshme. Por ata mund të stërviten dhe të forcohen po ashtu shumë thjesht. Nëpërmjet kësaj ata qëndrojnë elastikë dhe të përkulshëm.

Gratë

Gjatë shtatzënisë muskujt e dyshemesë së legenit e mbajnë mitrën me foshnjën në vendin e tyre. Gjatë lindjes muskujt e dyshemesë së legenit shtrihen fort. Ato ndihmojnë me këtë foshnjën gjatë lindjes. Pas lindjes muskujt duhet të stërviten, me qëllim që ata të bëhen përsëri të fortë dhe të përkulshëm. Një mami ose një mjeke/mjek mund t’ju këshillojë dhe t’ju japë këshilla.

Nëse ju i shtendosni dhe i tendosni përsëri me vetëdije muskujt e dyshemesë së legenit gjatë marrëdhënieve seksuale, ndoshta mund ta rrisni kënaqësinë seksuale që ju ndjeni. Edhe partneri juaj/partnerja juaj mund të ndjejnë nëpërmjet kësaj kënaqësi më të madhe.

Nganjëherë mund të ndodhë, që para ose gjatë marrëdhënieve seksuale muskujt e dyshemesë së legenit të tendosen kaq fort, sa që vagina të bëhet shumë e ngushtë. Atëherë është për ju shumë e dhimbshme, nëse penisi hyn në vaginën tuaj, ose kjo nuk është e mundur fare. Nëse ju i njihni situatat e tilla, përpiquni të gjeni, çfarë çon tek kjo, që muskujt tuaj tendosen kaq shumë. Një bisedë me partneren tuja/partnerin tuaj për këtë mund të ndihmojë. Por ju mund të pyesni edhe gjinekologen tuaj/gjinekologun tuaj për këshillë.

Grua duke qëndruar në këmbë. Fokusi është te legeni i parë nga brenda.
Pamje e hollësishme e legenit të femrës: 1. muskujt e dyshemesë së legenit që mbajnë 2. fshikën, 3. zorrët dhe 4. mitrën.

Burrat

Muskujt e dyshemesë së legenit mbështetin tek burri ereksionin dhe ndihmojnë të mbahet ai.

Burrë duke qëndruar në këmbë. Fokusi është te legeni i parë nga brenda.
Pamje e hollësishme e legenit të mashkullit: 1. muskujt e dyshemesë së legenit që mbajnë 2. fshikën dhe 3. zorrët.
Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma