Marrëdhënia seksuale është seksi me penetrimin e vaginës ose të anusit me një penis të ngurtësuar.

Penetrimi i vaginës

Një burrë që eksitohet mund të ketë ereksion. Penisi fryhet me gjak. Ai zmadhohet dhe ngurtësohet dhe ngrihet.

Një gruaje të eksituar i laget vagina. Kjo e ndihmon penisin të hyjë në vaginë.

Gruaja mund të mbetet shtatzënë vetëm nëse:

Nëse nuk keni dëshirë për të bërë fëmijë për momentin, përdorni kontracepsion.

Një burrë dhe grua duke kryer marrëdhënie seksuale. Fokusi është në penisin që penetron në vaginë.
Pamje e hollësishme e penisit brenda vaginës i parë nga brenda.
Pamje e hollësishme e penisit brenda vaginës i parë nga brenda. Sperma po del nga penisi dhe po hyn në mitër.

Penetrimi i anusit

Një burrë dhe një grua ose dy burra mund të bëjnë seks me penetrim të anusit.

Një grua nuk mund të mbetet shtatzënë nëpërmjet penetrimit të anusit. Sidoqoftë, shmangni kullimin e spermës në vaginë.

Shembull i marrëdhënies seksuale: 2 burra shtrihen në anë, një burrë prapa tjetrit.

Arsyet për një marrëdhënie seksuale

Mund të kryeni marrëdhënie seksuale për arsye të ndryshme, për shembull, sepse doni:

Variacioni

Nuk keni nevojë të keni orgazëm sa herë që bëni seks. Shumë njerëz nuk kanë gjithnjë orgazëm.

Mund të kryeni marrëdhënie seksuale në pozicione të ndryshme: të shtrirë, të ulur, në këmbë ose duke qëndruar galuc.
Përveç marrëdhënies seksuale, ekzistojnë edhe mënyra të tjera për të bërë seks.

Bisedoni me partnerin tuaj për dëshirat dhe emocionet tuaja. Së bashku mund të vendosni se cili është një seks i mirë për të dy ju.

Marrëdhënia seksuale, shembulli 1: burri shtrihet mbi gruan. Gruaja hap këmbët e saj.
Marrëdhënia seksuale, shembulli 2: gruaja është këmbadoras. Burri qëndron në gjunjë pas saj.
Marrëdhënia seksuale, shembulli 3: burri qëndron në këmbë. Gruaja qëndron në këmbë përkundrejt tij. Burri mban lart njërën këmbë të saj.
Marrëdhënia seksuale, shembulli 4: burri dhe gruaja shtrihen në anë, burri prapa gruas.
Marrëdhënia seksuale, shembulli 5: gruaja ulet mbi burrin.

Mbrojtja nga IST-të dhe nga HIV

Nëpërmjet një marrëdhënieje seksuale mund të prekeni nga IST-të dhe nga virusi HIV. Mund të përdorni prezervativ për të mbrojtur veten dhe partnerin tuaj.

Një prezervativ
Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma