Lajeni vulvën (gjenitalet e jashtme) çdo ditë.

  • Lajeni vulvën ose vetëm me ujë, ose me ujë dhe me një sapun neutral nga përpara për mbrapa.
  • Ju mund t’i shmangni infeksionet vaginale, nëse kujdeseni mirë për organet gjenitale të jashtme.
  • Ju nuk do të duhej ta lanit vulvën, duke drejtuar një çurg të fortë uji drejtpërdrejt në hyrje të vaginës.
  • Lajeni  anusin  nga përpara për mbrapa, duke u larguar nga hyrja e vaginës.

Grua duke larë vaginën e saj nga përpara mbrapa. Ajo nuk përdor sapun.

Ndërroni rregullisht gjatë ciklit menstrual tamponët ose pecetat higjienike .

Shmangni, të mbani pantallona, të cilat janë shumë të ngushta në pjesën e poshtme të trupit. Në rast të pantallonave të ngushta, vulva juaj mund të kruhet, nganjëherë ju mund të merrni edhe infeksione bakteriale.

Shumë gra (të reja) i rruajnë qimet e mbivetes, sepse kjo iu pëlqen më shumë. Por për një higjienë të mirë kjo nuk është e nevojshme.

Vagina juaj ka një ekuilibër aciditeti natyror. Ai e mbron vaginën nga  infeksionet. Është e rëndësishme të mos e prishni ekuilibrin e aciditetit në vaginë. Prandaj, ju nuk duhet ta shpëlani vaginën tuaj.

Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma