Higjena e penisit
Është mirë të lani penisin çdo ditë.
Në rast se nuk jeni bërë synet, pastroni gjatë kësaj kokën e penisit nën lafshë. Për këtë, tërhiqni lafshën prapa dhe lani kokën e penisit me ujë të ngrohtë dhe pak sapun. Tek disa djem dhe meshkuj, koka e penisit është e ndjeshme ndaj sapunit. Prandaj më mirë përdorni sapun pa erë ose mos përdorni fare sapun.
Nën lafshë mund të krijohet një shtresë e bardhë. Kjo shtresë quhet smegma. Ajo mban erë dhe përmban baktere, qeliza të lëkurës dhe mbetje të urinës. Prej kësaj, koka e penisit mund të infektohet (balanitis). Gjatë marrëdhënieve seksuale të pambrojtura ose seksit oral, këto baktere mund t´i transmetohen partneres ose partnerit.
Disa meshkuj i rruajnë qimet pubike. Kjo nuk është e nevojshme për një higjenë të mirë.