Seksualiteti si një nevojë e domosdoshme jetësore

Seksualiteti është një nevojë jetësore e domosdoshme dhe parimore për njeriun. Ai është një komponent thelbësor i identitetit dhe zhvillimit të personalitetit të tij. Për shembull, seksualiteti përfshin komponentet biologjike, sociale dhe emocionale. Ekzistojnë aspekte pozitive, si ledhatimi, ngrohtësia, ndjenja e dëshirës dhe kënaqësisë. Por, ekzistojnë edhe aspekte negative, si përdorimi i dhunës dhe ushtrimi i forcës.

Njerëzit e jetojnë dhe përjetojnë seksualitetin në mënyra të ndryshme, në varësi të moshës dhe situatës së tyre jetësore. Ai është një komponet i rëndësishëm i mënyrës së jetesës së të gjithë njerëzve.

Shëndeti seksual

Seksualiteti dhe shëndeti janë të lidhura ngushtë me njëri tjetrin. Termi „shëndeti seksual“ (siç është sugjeruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH)) jep një shpjegim të mirë:

Termi „shëndeti seksual“ përshkruan, që një njeri ndihet mirë në lidhje me seksualitetin e tij. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për ndjesinë e mirë fizike, por edhe për ndjesinë emocionale, mendore dhe sociale. Pra, ajo nuk ka të bëjë vetëm me faktin, që një njeri nuk ka asnjë sëmundje ose asnjë formë tjetër aftësie të kufizuar.

Kondicionet për një shëndet seksual

Kondicionet për një shëndet seksual janë, mënyra pozitive dhe plot respekt e përdorimit të seksualitetit dhe e raporteve seksuale, si dhe mundësia për të pasur raporte të sigurta e të dëshiruara seksuale, pa detyrim, diskriminim dhe dhunë.

Për arritjen dhe ruajtjen e shëndetit seksual, duhet të respektohen dhe të mbrohen të drejtat seksuale të të gjithë njerëzve.

Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma