Të gjithë njerëzit, nuk ka rëndësi se çfarë gjinie ata kanë, kanë në Gjermani të njëjtat të drejta dhe për të gjithë vlejnë të njëjtat ligje.

Në Gjermani është e ndaluar, disfavorizimi ose diskriminimi i njerëzve, për arsye se ata janë grua ose burrë. Kjo do të thotë, që të gjithë njerëzit, në gjithë jetën e tyre, duhet të kenë  të njëjtat shanse nga ana personale, në profesion dhe në familje. Për shembull, të gjithë njerëzit, nuk ka rëndësi se çfarë gjinie ata kanë, kanë të drejtë:

  • të shkojnë në shkollë
  • të vendosin vetë, se cilin profesion ata dëshirojnë të mësojnë
  • të vendosin vetë, nëse ata dëshirojnë të martohen
  • të vendosin vetë, nëse ata dëshirojnë të kenë fëmijë.
Një burrë dhe një grua duke folur si të barabartë

Ligji i përgjithshëm rreth barazisë

Ky ligj parandalon, që njerëzit të disfavorizohen ose të diskriminohen për shkak të përkatësisë së tyre etnike, të prejardhjes së tyre, për shkak të gjinisë së tyre, për shkak të fesë ose botëkuptimit të tyre, për shkak të një aftësie të kufizuar, për shkak të moshës ose orientimit seksual të tyre apo për shkak të identitetit të tyre seksual.

Ndihmë dhe përkrahje

Në shumë firma, institucione dhe zyra në Gjermani ka vende për parashtrimin e ankesave. Personat kompetentë për këtë gjë, bëjnë të sigurt, që gratë dhe burrat të trajtohen në mënyrë të barabartë. Këta persona po ashtu mund të ndihmojnë, në rast se, për shembull, njerëzit disfavorizohen ose diskriminohen për shkak të prejardhjes së tyre, për shkak të ngjyrës së lëkurës, ose për shkak të fesë që kanë.

Në rast se dikush diskriminohet për shkak të gjinisë së tij, kërkoni ndihmë përmes një agjensie konsultimi

Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma