E drejta e konsultimit

Të gjitha gratë dhe burrat, të cilët jetojnë në Gjermani (edhe nën moshën 18 vjeçare) kanë të drejtë të konsultohen pa pagesë tek një agjensi konsultimi. Gjatë konsultimit nuk është e domosdoshme që ju të thoni emrin tuaj.

Ka konsulta për tema të ndryshme, për shembull:

Agjensitë e konsultimit janë të njohura nga shteti. Shumë prej këshilluesve flasin përveç gjuhës gjermane edhe gjuhë të tjera.

Në konsultë ju mund të shkoni vetëm ose së bashku me dikë tjetër, tek i cili ju keni besim (për shembull me partnerin/partneren tuaj, me një shoqe, me një shok, me nënën tuaj).

Këshillueseve dhe këshilluesve nuk u lejohet që të flasin me dikë tjetër, rreth asaj që kanë biseduar me ju, nëse ju nuk e dëshironi këtë gjë.

E drejta e përkujdesjes mjeksore për gratë shtatzëna

Një mjek duke kryer skanimin me ultratinguj mbi një grua shtatzënë

Çdo grua shtatzënë në Gjermani ka të drejtë të vizitohet dhe konsultohet nga një mjeke ose një mjek. Shpenzimet e paguajnë sigurimet shëndetësore. Edhe nëse ju nuk keni asnjë sigurim shëndetësor, në Gjermani, juve si grua shtatzënë do t´ju jepet përkujdesje mjeksore.

Leja e lindjes

Në Gjermani punëdhënësi (psh. një firmë) është e detyruar me ligj për mbrojtjen e grave shtatzëna gjatë punës së tyre. Kjo quhet leja e lindjes. Nuk ka rëndësi, së çfarë shtetësie ju keni. Të ndaluara janë për shembull punët, të cilat janë të dëmshme për gruan dhe fëmijën, si psh. mbajtja e sendeve të rënda ose të ndenjurit në këmbë për një kohë të gjatë.

Leja e lindes para lindjes

Në gjashtë javët e fundit para datës së përllogaritur të lindjes, grave shtatzëna nuk u lejohet më që të punojnë. Ato kanë mundësinë që të vazhdojnë të punojnë, vetëm në rast se ato thonë vetë, se duan të punojnë edhe në këtë kohë. Por, gjatë 6 muajve të fundit para lindjes, ato në çdo kohë mund të vendosin, se nuk duan të punojnë më. Prapëseprapë ato do të vazhdojnë të marrin rrogën e tyre.

Leja e lindes pas lindjes (ndalim absolut i punësimit)

Normalisht nënave në Gjermani nuk u lejohet të punojnë tetë javë pas lindjes. Në rast lindje e parakohshme ose në rast lindje të shumënjakëve, atyre nuk u lejohet që të punojnë dymbëdhjetë javë pas lindjes - edhe në rast se ato vetë duan të punojnë.

Mbrojtja kundër pushimit nga puna

Nëse ju jeni shtatzënë, punëdhënësi juaj ka të drejtë t´ju pushojë nga puna vetëm për arsye tepër të rëndësishme (psh. vjedhje tek punëdhënësi), deri në 4 muaj pas lindjes. Deri në 2 javë pas pushimit nga puna ju mund t´i thoni punëdhënësit që jeni shtatzënë, në këtë rast pushimi nga puna nuk është i vlefshëm.

Lirim nga puna për kontrolle mjeksore

Nëse ju punoni tek një punëdhënës dhe jeni shatzënë, punëdhënësi juaj duhet t´ju lërë që të shkoni tek të gjitha kontrollet mjeksore preventive, edhe gjatë orarit të punës. Punëdhënësi duhet t´ju paguaj rrogën e plotë dhe nuk ka të drejtë të heqë para nga rroga, kur ju shkoni për kontroll mjeksor preventiv.

Në rast se ju keni një kontratë pune me afat të kufizuar, leja e lindjes është e vlefshme për aq kohë, sa zgjat kjo kontratë pune me afat të kufizuar.

Periudha prindërore

Gratë dhe burrat, të cilët janë të punësur tek një punëdhënës, kanë të drejtë që të lirohen nga puna deri në maksimal 3 vjet pas lindjes së një fëmije. Kjo do të thotë, që gruaja ose burri ose të dy, maksimal 3 vjet rresht nuk kanë nevojë që të punojnë, por ata natyrisht që nuk do të marrin para nga punëdhënësi.

Punëdhënësi është i deytruar që të mbajë vendin e punës ose një vend të ngjashëm pune të lirë për maksimal 3 vjet. Pas kësaj kohe, ju mund të punoni tek punëdhënësi juaj në vendin e njëjtë të punës ose në një vend të ngjashëm pune.

Asistenca për prindërit

Të gjithë prindërit, të cilët përkujdesen vetë në shtëpi për fëmijën në 14 muajt e parë të jetesës së tij, marrin në Gjermani ndihmë financiare. Informacionet rreth kësaj mund t´i merrni tek një agjensi konsultimi.

Zgjedhja e lirë e mamisë

Çdo grua shtatzënë, e cila është e siguruar tek një agjensi e sigurimit shëndetësor, ka mundësisë që gjatë shtatzënisë dhe pas shtatzënisë të ndihmohet nga një mami.

Agjensitë e sigurimit shëndetësor paguajnë këto shërbime të mamisë:

Në rast problemesh të mëdha me

  • Dhënien e gjirit,
  • Shërimin e plagëve,
  • Dëmtimin e zorrëve,
  • Riformim i vonuar të trupit ose me probleme të tjera

agjensitë shtetërore të sigurimit shëndetësor paguajnë edhe vizita shtëpie shtesë të mamive.

Këtu ju mund të gjeni një mami afër vendit ku jetoni: www.hebammensuche.de

Shtatzënë dhe askush nuk duhet ta dijë?

Nëse ju jeni shtatzënë dhe keni nevojë për ndihmë, atëherë ju në Gjermani keni të drejtë të konsultoheni.

Informacione dhe ndihmë ju mund të gjeni në www.geburt-vertraulich.de dhe 24 orë në ditë në numrin pa pagesë të telefonit 0800/ 40 40  020. Këtu nuk është e nevojshme që ju të thoni emrin tuaj. Keto do t´ju japin të dhënat e kontaktimit të një këshillueseje ose këshilluesi afër vendit ku jetoni dhe me këtë këshilluese ose këshillues ju mund të bisedoni për gjithçka.

Një mjek duke siguruar një pacient që ai nuk do të ndajë ndonjë informacion të fshehtë.
Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma