Asnjë diskriminim
Në Gjermani është i ndaluar veçimi i njerëzve të tjerë – edhe njerëzit me HIV dhe SIDA nuk duhet të veçohen. Në rast se ju keni HIV ose SIDA dhe dikush iu diskriminon për këtë arsye, atëherë ju mund të kërkoni ndihmë psh. tek agjensitë kundër diskriminimit tek „Deutsche AIDS-Hilfe“:
- Telefoni: 030/ 69008767 (të Hënën, të Martën dhe të Premten nga ora 09:00 deri në orën 15:00)
- E-Maili: gegendiskriminierung@dah.aidshilfe.de
Informimi i njerëzve të tjerë
Në qoftë se ju keni HIV ose SIDA, është e drejta juaj që të vendosni vetë, se cilin do të informoni rreth kësaj.
Por ju gjithësesi duhet të flisni rreth kësaj me mjeken ose mjekun tuaj.
- Sepse vetëm kështu, mjekia ose mjeku mund të vlerësojë, nëse sëmundja që ju keni, ka të bëjë me infeksionin HIV, dhe mund t´ju kurojë më mirë.
- Në rast se ju merrni ilaçe kundër HIV, atëherë këtë duhet ta dijnë të gjithë mjekët tuaj, në mënyrë që, për sëmundje të tjera, ata t´ju japin ilaçe, të cilat u përshtaten ilaçeve për HIV.
Infektimi i njerëzve të tjerë me HIV
Në rast se ju infektoni me dashje (me qëllim) ose pa dashje (pa qëllim) një person me HIV, ju keni kryer një veprim të dënueshëm. Prandaj, më e sigurtë për ju është, që gjatë marrëdhënieve seksuale të përdorni prezervativë.
Detyrimi mjeksor i mbajtjes sekret
Rastet përjashtuese nga detyrimi mjeksor i mbajtjes sekret
Në rast se ju keni HIV dhe mjekia apo mjeku është e/i mendimit, që kjo paraqet një rrezik për njerëzit e tjerë, ajo ose ai ka të drejtë të flasë me persona të tjerë rreth infektimit tuaj me HIV.
Për shembull, në rast se ju keni HIV dhe nuk ia thoni këtë partneres ose partnerit tuaj, me të cilën ose me të cilin ju keni marrëdhënie seksuale, por prapëseprapë vazhdoni të keni marrëdhënie seksuale me atë, pa prezervativ.
Atëherë, mjekia ose mjeku duhet t´ju bëjë të ditur, se kështu ju mund t´ia ngjisni sëmundjen parteres ose partnerit tuaj. Në rast se ju prapëseprapë nuk i tregoni partneres ose partnerit tuaj rreth infeksionit që keni, dhe vazhdoni të keni marrëdhënie seksuale me atë pa prezervativ, atëherë mjekia ose mjeku juaj ka të drejtë ta informojë partneren ose partnerin tuaj.
Nëse partneria ose partneri juaj është në kurim tek e njëjta mjeke ose tek i njëjti mjek, atëherë mjekia ose mjeku është madje e/ i detyruar që të informojë partneren ose partnerin tuaj rreth infeksionit tuaj me HIV.
HIV dhe sigurimi
Në rast se ju keni HIV dhe bëni një siguracion, në të cilin pyetet, se çfarë sëmundjesh ju keni, ju duhet të thoni të vërtetën. Nëse gënjeni, atëherë kontrata është e pavlefshme. Në këtë rast ju nuk keni të drejtë për marrjen e shërbimeve nga ky siguracion, dhe paratë që ju keni paguar, nuk do t ´ju kthehen.
HIV dhe puna
Në rast se ju jeni me HIV pozitiv, në Gjermani ju parimisht mund të punoni si të gjithë njerëzit e tjerë, edhe psh. në përkujdesjen e të sëmurëve, e njerëzve të moshuar, e fëmijëve dhe të miturve, si dhe në përpunimin e ushqimeve etj.
Sepse HIV nuk është ngjitës në jetën e përditshme të punës.
Të aplikosh për një vend pune
Gjatë bisedës së aplikimit për punë, punëmarrësi ka të drëjtë t´ju drejtojë pyetje, të cilat janë të rëndësishme për punën që ju do të ushtroni. Në rast se këtyre pyetjeve ju do t´i përgjigjeni qëllimisht në mënyrë të pasaktë, atëherë punëdhënësi ka të drejtë, që për këtë arsye t´ju pushojë nga puna më pas.
Ju nuk jeni i deytruar t´i thoni punëdhënësit që keni HIV, në rast se kjo gjë nuk është e rëndësishme për punën. Në rast se ju i keni treguar shefes ose shefit tuaj, që keni HIV, shefia ose shefi juaj nuk ka të drëjtë që t´ia thotë këtë gjë kolegëve tuaj të punës, nëse ju këtë gjë nuk e dëshironi.
Ju po ashtu nuk jeni i detyruar të bëni testin HIV, nëse nuk dëshironi. Kjo vlen edhe në rast se punëdhënësi juaj ju thotë, që ju duhet ta bëni atë.
Në rast se ju keni HIV dhe kjo sëmundje kurohet mirë nga një mjeke ose një mjek, atëherë ju normalisht nuk jeni më shpesh sëmurë, sesa njerëzit pa HIV.
Pushimi nga puna
Në rast se ju do të pushoheni nga puna, për shkak se ju keni HIV, ju mund të mbroheni ndaj kësaj dhe të shkoni tek një avokat. Në Gjermani është e ndaluar që të pushosh dikë nga puna, vetëm se ai ka HIV.