Mbrojtje ndaj terapive të konvertimit
Çdo njeri e vendos vetë se kë dashuron dhe në cilën gjini ai ndihet mirë.
Por, disa njerëz nuk e respektojnë këtë të drejtë. Ata duan të ndryshojnë njerëzit që janë, për shembull, homoseksualë ose transgjinorë. Ata përpiqen të ndryshojnë ose të shtypin orientimin seksual ose identitetin gjinor të njerëzve. Kjo quhet edhe terapi konvertimi.
Terapitë e konvertimit janë të padobishme dhe madje të dëmshme. Ato mund të shkaktojnë sëmundje mendore. Se kë dashuron një njeri ose në cilën gjini ai ndihet mirë, kjo nuk mund të ndryshohet.
Për këtë arsye, është e ndaluar që personat nën moshen 18 vjeç t´i nënshtrohen një terapie të tillë. Kjo është e paraparë me ligj. Ky ligj mbron edhe të rriturit, të cilët, për shembull, duhet të trajtohen kundër vullnetit të tyre ose nga padituria. Askujt nuk i lejohet t´ju bëjë presion ose t´ju detyrojë për diçka.