Situata ligjore në Gjermani
Martesa përfundohet zyrtarisht nëpërmjet një shkurorëzimi. Të dy bashkëshortët, nuk ka rëndësi nëse gruaja ose burri, mund të kërkojnë shkurorëzimin. Një shkurorëzim pa avokate/avokat nuk është i lejuar në Gjermani. Një shkurorëzim është po ashtu i mundur, nëse partnerja/partneri nuk e miraton shkurorëzimin.
Mbështetje
Një shkurorëzim mund të kushtojë nganjëherë shumë të holla. Nëse ju dhe/ose partnerja juaj/partneri juaj nuk kini të holla, mund të kërkoni ndihmë në gjykatë. Nëse ju keni nevojë për më tepër informacione, pyesni për ndihmë tek një vend këshillimi ose avokaten/avokatin tuaj.
Pas një shkurorëzimi çdo bashkëshort është përsëri përgjegjës për veten e tij. Nën rrethana të caktuara jeni ju ose partnerja juaj/partneri juaj të detyruar ta mbështetni më tej nga ana financiare ish bashkëshortin/bashkëshorten.
Në rast të një shkurorëzimi gjykata mund të vendosë, cili bashkëshort kujdeset pas shkurorëzimit për fëmijët e përbashkët. Ju dhe partnerja juaj/partneri juaj duhet të bëni kërkesë ekstra, nëse gjykata duhet të marrë këtë vendim.