Në Gjermani është i ndaluar, disfavorizimi, ofendimi, frikësimi, fyerja ose shkelja e dinjitetit të njerëzve me tipare të caktuara.

Tek këto tipare hyn:

  1. Askush nuk duhet të diskriminohet për shkak të prejardhjes së tij. Nuk ka rëndësi, se nga cili vend dhe në cilin vend janë rritur ata njerëz.
  2. Askush nuk duhet të diskriminohet për shkak të gjinisë së tij. Nuk ka rëndësi, nëse bëhet fjalë për burra, gra ose njerëz, tek të cilët nuk është e qartë, nëse janë gra apo burra.
  3. Askush nuk duhet të diskriminohet për shkak të orientimit të tij seksual, për shembull, për arsye se dikush është homoseksual.
  4. Askush nuk duhet të diskriminohet për shkak të invaliditetit të tij fizik ose mendor.
  5. Askush nuk duhet të diskriminohet për shkak të bindjes së tij fetare ose botëkuptimit të tij – kjo vlen për njerëzit e të gjijtha feve dhe po ashtu për njerëzit pa fe.
  6. Askush nuk duhet të diskriminohet për shkak të moshës së tij – këtu nuk ka rëndësi, nëse bëhet fjalë për njerëz në moshë të re ose të vjetër.

Në rast se ju jeni disfavorizuar, ngacmuar, ofenduar ose jeni trajtuar me armiqësi, atëherë drejtohuni një zyre konsultimi afër vendit ku jetoni.

Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma