Konsultimi rreth shtatëzënisë dhe planifikimit familjar
Për të gjitha pyetjet rreth shtatëzënisë und planifikimit familjar, ju dhe partneria ose partneri juaj, keni të drejtë ligjore për tu konsultuar. Konsultimi është pa pagesë dhe nuk është e nevojshme që ju këshillueses apo këshilluesit t´i thoni emrin tuaj.
Për konsultim ju mund të shkoni vetëm, me partneren ose partnerin tuaj, me një shok ose me dikë nga familja juaj. Ju mund të konsultoheni edhe përmes internetit ose përmes telefonit ndihmë. Edhe këtu nuk është e nevojshme që ju të thoni emrin tuaj.
Në Gjermani, vajzat dhe gratë kanë të drejtë që ta mbajnë të fshehtë shtatëzëninë e tyre dhe prapëseprapë të lindin në mënyrë të sigurt mjeksore. Kjo quhet lindje në mënyrë konfidenciale.
Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll