Cilat janë të drejtat e mija në raport me seksualitetin?
Të drejtat që lidhen me seksualitetin derivojnë nga të Drejtat Njerëzore. Të Drejtat Njerëzore janë nënshkruar nga pjesa më e madhe e shteteve të botës. Edhe Gjermania i ka nënshkruar ato dhe duhet që t’i zbatojë këto të drejta.
E drejta e vetë-përcaktimit seksual
Ju keni të drejtë për ta përcaktuar vetë seksualitetin tuaj. Kjo do të thotë, se ju gjithashtu vendosni vetë, nëse doni dhe si doni ta jetoni seksualitetin tuaj.
Të gjitha aktet seksuale – pavarsisht nga mosha – duhet të jenë me vullnet të lirë, që do të thotë, askush nuk mund t’iu detyrojë për të kryer akte seksuale.
Ju mund të zgjidhni lirisht partneren ose partnerin tuaj.
Askush nuk duhet t‘iu diskriminojë ose t’iu sulmojë për shkak të seksualitetit tuaj.
E drejta e trajtimit të barabartë
Në Gjermani të gjithë njerëzit kanë të drejtë që të trajtohen në mënyrë të barabartë. Askush nuk duhet të diskriminohet për shkak të gjinisë, prejardhjes, fesë, botëkuptimit, moshës gjendjes shëndetësore (p.sh HIV-pozitiv, aftësitë e kufizuara fizike/mendore) ose për shkak të orientimit seksual.
E drejta për tu martuar ose për të mos u martuar
Ju keni të drejtë që të vendosni vetë, nëse doni të martoheni, me kë doni të martoheni dhe kur doni të martoheni. Askush nuk mund t’ju detyrojë që të martoheni më një person të caktuar. Ju gjithashtu mund të vendosni, se nuk dëshironi të martoheni.
Nëse jeni i martuar dhe nuk e dëshironi më këtë gjë, ju mund të divorcoheni.
E drejta e planifikimit familjar
Ju mund të vendosni vetë, se sa fëmijë dëshironi të keni me partneren ose partnerin tuaj. Askush nuk mund t’ju detyrojë që të lindni fëmijë. Mënyra më e mirë, është të diskutoni me partneren ose partnerin tuaj në lidhje më këtë gjë dhe të vendosni bashkërisht.
E drejta e informimit në lidhje me metodat kontraceptive dhe përdorimit të tyre
Ju keni të drejtë që të informoheni në lidhje me metodat kontraceptive. Fëmijët dhe të rinjtë marrin informacion mbi metodat kontraceptive, p.sh përmes edukimit seksual në shkollë. Të rriturit mund të informohen në agjensitë e konsultimit ose përmes mjekëve. Përveç kësaj, Qendra Federale për Edukimin Shëndetësor (BzgA) ofron broshura dhe shërbime në internet në lidhje me këto metoda.
Ju mund të vendosni vetë, nëse doni të mbroheni ose jo. Mënyra më e mirë është, që të diskutoni me partneren ose partnerin tuaj në lidhje më të dhe të vensosni bashkërisht.
Të drejtat e vajzave dhe grave në situatën e një shtatëzënie (të padëshiruar)
Vajzat dhe gratë kanë mundësinë në Gjermani që të abortojnë shtatëzëninë e padëshiruar në 12 javët e para të saj. Për këtë askush nuk do të dënohet. Për një abort ka rregulla ligjore, të cilat duhet të respektohen.
Edhe pas abortit ofrohet konsultim dhe përkrahje.
Vajzat dhe gratë nuk duhet të detyrohen për të kryer abort.
E drejta e mbrojtjes nga dhuna seksuale
Vetëm ju vendosni për trupin tuaj dhe, vetëm ju vendosni se cilat kontakte trupore lejoni dhe cilat jo. Kjo vlen edhe për kontaktet trupore nga familja ose të njohurit. Kur dikush iu prek kundër dëshirës ose iu detyron të kryeni akte seksuale, ky quhet abuzim seksual. Flisni rreth kësaj më dikë, që i besoni.
Nëse nuk dini se kujt t’i drejtoheni, shkoni në një agjensi konsultimi. Dhuna seksuale ndodh tek vajzat/gratë dhe tek djemtë/burrat.