Prostitucion do të thotë që seksi ofrohet në shkëmbim të parave ose përfitimeve të tjera. Njerëzit, të cilët punojnë në prostitucion, thirren si punëtore/punëtorë të seksit ose si prostituta.

Në shumicën e rasteve janë gratë, të cilat iu ofrojnë shërbimet e tyre burrave. Por edhe burra ose personat trans mund të jenë punëtorë të seksit. Edhe shumica e klientëve të tyre janë burra, por ndonjëherë edhe gra.

Edhe në rast të seksit me pagesë, të gjithë njerëzit duhet të mbrojnë kufijtë e tyre si dhe të respektojnë kufijtë e njerëzve e tjerë.

Punonjësi i seksit dhe një klient duke biseduar në hyrjen e një shtëpie publike

Seks i sigurt

Përdorni një prezervativ kur kryeni një marrëdhënie seksuale.

Seksi i sigurt është veçanërisht i rëndësishëm për të gjithë pjesëmarrësit kur bëhet fjalë për seksin e paguar. Nëpërmjet seksit të sigurt ju mbroni vetën dhe të tjerët nga IST dhe nga shtatzënia e padëshiruar:

Këshilla për punëtoret e seksit dhe për punëtorët e seksit

Është e rëndësishme që t'u kushtoni vëmendje pikave vijuese:

  • Lutuni klientëve, t’ju paguajnë paraprakisht.
  • Besoni në intuitën tuaj. Refuzoni klientët që ju duken të çuditshëm.
  • Mbroni kufijtë tuaj. Shpjegoni qartë se çfarë doni të bëni dhe çfarë nuk bëni. Askush nuk mund t'ju detyrojë të bëni diçka kundër vullnetit tuaj.
  • Krijoni një mjedis të sigurt. Nëse punoni vetëm: informoni një person të besuar. Shkruani emrat, numrat e telefonit ose targat e automjeteve.

Ju keni të drejtë të mbaroni kontaktin seksual në çdo kohë nëse mendoni se diçka nuk është në rregull.

Nëse keni pyetje ose keni nevojë për ndihmë, mund të kontaktoni organizata të specializuara.

Prostitucioni dhe ligji

Prostitucioni është në shumicën e vendeve evropiane legal, nën kushte të caktuara. Në disa vende evropiane ai është ilegal.

Prostitucioni me forcë dhe trafikimi i njerëzve janë të ndaluara me ligj në të gjithë Evropën.

Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma