Ovulacioni i parë dhe menstruacionet e para (gjakderdhja mujore)

Rreth 2 javë pas ovulacionit të parë, vajza ka ciklin menstrual të parë. Më pas ajo mund të mbetet shtatzënë pas marrëdhënieve seksuale të pambrojtura (pa kontracepsion). Edhe nëse kjo është marrëdhënia e saj e parë seksuale (“hera e parë”).

Kur mund të ndodhë fekondimi?

Rreth një herë në muaj, një qelizë vezë maturohet në vezoret e gruas dhe merret nga një nga dy tubat fallopiane. Atje qeliza vezë mund të fekondohet nga qelizat e spermës mashkullore (spermatozoidët) për 24 orë. Por, për shkak se qelizat e spermës mashkullore mbijetojnë në trupin e gruas deri në 5 ditë, ajo mund të mbetet shtatzënë, edhe nëse kryen marrëdhënie të pambrojtura seksuale disa ditë para ovulacionit.

Shtatzënia para ciklit të parë menstrual?

Askush nuk mund të thotë se kur saktësisht ovulon një vajzë për herë të parë. Cikli i parë menstrual tregon vetëm se ovulimi i saj i parë ka ndodhur rreth 2 javë më parë. Për këtë arsye, ajo mund të mbetet shtatzënë që 2 javë para ciklit të saj të parë menstrual.

Djemtë: Pjellor që në rrjedhjen e parë seminale

Djemtë prodhojnë për herë të parë qeliza sperme (spermatozoidë) në testikujt e tyre gjatë pubertetit. Kur një djalë ejakulon për herë të parë, ai është po ashtu pjellor. Edhe nëse kryen marrëdhënie seksuale për herë të parë dhe nuk përdor kontracepsion, ai gjatë kësaj mund të ngjizë një fëmijë.

Mungesa e dëshirës për të pasur fëmijë

Nëse nuk dëshironi të keni fëmijë, është e rëndësishme të përdorni kontracepsion edhe gjatë marrëdhënies së parë seksuale.

Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma