Nuk ka kohë të mirë apo të keqe për të bërë seks për herë të parë. Keni të drejtën të vendosni kur të bëni seks për herë të parë.
Është normale për ju të ndiheni pak i shqetësuar dhe i pasigurt për të bërë seks për herë të parë. Çdo kush i ka këto ndjenja. Nëse këto ndjenja janë shumë të forta, ju mund të mos jeni gati për seks. Ndoshta ju duhet të prisni pak më gjatë.
Ju zgjidhni
Është e rëndësishme që ju të jepni pëlqimin tuaj për seks. Sipas ligjit ka një moshë minimale në të cilën njerëzit mund të japin pëlqim.
Ju gjithashtu mund të zgjidhni kur doni të bëni seks për herë të parë. Për shembull: para ose pas martese. Konsideroni vërtet me kujdes çfarë doni. Jini i sinqertë me veten tuaj dhe zgjidhni për arsyet e duhura. Vendimi varet nga ju.
Mos lejoni askënd t’ju shtyjë. Ju veç mund të shijoni seksin kur të dy të jeni gati për të. Partneri juaj duhet të respektojë zgjedhjen tuaj. Flisni me partnerin tuaj rreth asaj që ju doni dhe se si ndiheni.
Jo vetëm herën e parë, por çdo herë ju bëni seks ju duhet të jepni pëlqimin tuaj dhe të ndiheni gati.