Flisni me partnerin tuaj rreth problemit seksual tuaj dhe lidhur me atë që ndjeni. Gjithashtu flisni rreth asaj që pëlqeni dhe nuk pëlqeni në jetën tuaj seksuale.
Kushtojuni vëmendje vetes tuaj dhe partnerit tuaj. Gjeni kohë të bëni diçka të këndshme bashkë.
Krijoni një atmosferë intimiteti.
Përpiquni të keni varietet në jetën tuaj seksuale.
Stimuloni dëshirën seksuale të vetes tuaj dhe të partnerit tuaj:
- Diskutoni me partnerin tuaj se si mund të përmirësoni jetën tuaj seksuale;
- Flisni rreth fantazive seksuale tuajat;
- Shikoni foto erotike ose një film… ose lexoni një histori erotike…
Sigurohuni që ju dhe partneri juaj jeni eksituar mjaftueshëm kur bëni seks.
Nëse mendoni se e përdorni pornografinë shumë, përpiquni të kontrolloni sjelljen tuaj, për shembull duke:
- kufizuar kohën që përdorni internetin çdo ditë;
- bërë aktivitete të tjera që t’ju japin një ndjenjë të këndshme: sporte, hobe…
Nëse nuk gjeni një zgjidhje me partnerin tuaj ose problemi vazhdon, flisni me një profesionist shëndeti.
Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll