Pornografia tregon sjelljen seksuale në fotografi, filma, vizatime ose tekste. Njerëzit mund të përdorin pornografinë me qëllim që të eksitohen seksualisht. Në qendër qëndron seksi. Në shumicën e rasteve nuk tregohen ndjenjat.

Pornografia sot është e arritshme për shumë njerëz - për shembull nëpërmjet internetit. Është në rregull, nëse ju e pëlqeni dhe e shfrytëzoni pornografinë, përderisa ajo nuk është ilegale. Disa njerëz e pëlqejnë pornografinë, të tjerë jo.

Pornografia dhe seksi në realitet

Pornografia mund të ketë përmbajtje shumë të ndryshme. Ajo është aq e shumëllojshme, sa preferencat seksuale të njerëzve.
Seksi, i cili tregohet në pornografi, ndryshon shpesh herë nga realiteti. Për shembull në rast të

  • paraqitjes së pjesëve të trupit: Pornografia tregon nganjëherë njerëz me trupa të formuar jo zakonshëm. Gratë kanë, për shembull, shpesh gjokse shumë të mëdha dhe burrat penisë shumë të mëdhenj. Por tregohen po kështu edhe njerëz me forma të tjera të trupit.
  • paraqitjes së praktikave seksuale: Pornografia mund të tregojë praktika seksuale, të cilat duan t’i provojnë vetëm shumë pak çifte vetë.
  • paraqitjes së sjelljes seksuale: Pornografia tregon shpesh, se gra dhe burra mund të kenë dhe duan në çdo kohë seks, gjë që në realitet nuk është kështu.

Realiteti është shpesh ndryshe se sa paraqitet në pornografi. Nëse ju keni seks, e gjeni me partneren tuja/partnerin tuaj, çfarë ju pëlqen ju të dyve më shumë.

Tepër shumë pornografi

Të shikuarit e pornografisë mund të bëhet një problem. Për shembull atëherë, nëse ju përdorni shumë shpesh pornografinë dhe keni ndjenjën, që ju e humbni kontrollin mbi këtë dhe vuani nga kjo. Nëse kjo është e drejtë për ju, mund të merrni këtu mbështetje.

Pornografia dhe ligji

Në Gjermani është e lejuar përgjithësisht, të prodhosh, të shpërndash dhe të shohësh pornografi. Por ka përjashtime. Për shembull është e ndaluar me ligj, të prodhosh, të shpërndash dhe të shohësh pornografi fëmijësh.

Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma