Gjatë seksit burrat dhe gratë mund të kalojnë nëpërmjet disa fazave të eksitimit. Faza më e lartë e eksitimit është orgazma.

Ejakulacioni

Burrat shpesh ejakulojnë kur kanë orgazëm. Disa gra kanë një rrjedhje vaginale të hollë gjatë një orgazme, të ngjashme me ejakulacionin.

Orgazma femërore

Gratë mund të arrijnë orgazmën në mënyra të ndryshme. Për shembull përmes:

Gratë shpesh kanë nevojë më shumë se veç penetrimi i vaginës për të arritur një orgazëm. Gruaja ose partneri i saj mund të stimulojnë klitorin ose pjesë të tjera të trupit në të njëjtën kohë.

Seks i mirë

Nuk keni nevojë të keni orgazëm sa herë që bëni seks. Shumë njerëz nuk kanë gjithnjë orgazëm. Kjo është normale. Ju dhe partneri juaj mund të bëni seks të mirë pa një orgazëm.

Orgazma të shumta dhe të njëkohshme

Burra dhe gra mund të kenë disa orgazma bashkë pranë njëra tjetrës, por ky nuk është gjithmonë rasti:

  • Disa gra mund të kenë disa orgazma në një periudhë të shkurtër.
  • Burrat kanë nevojë për më shumë kohë midis orgazmave. Mund të duhen disa minuta ose disa orë para se orgazma tjetër të mund të arrihet. Nëse një burrë ka disa orgazma në një periudhë të shkurtër, ai jo gjithmonë ejakulon.

Partnerët mund të kenë një orgazëm në të njëjtën kohë (njëherësh). Është e vështirë, sepse është e vështirë të kontrolloni trupin tuaj dhe të prisni për momentin e duhur. Prandaj nuk ndodh shpesh. Mos u fokusoni në arritjen e një orgazme së bashku, sepse ajo mund të prishë argëtimin e seksit.

Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma