Kënaqësia seksuale nënkupton ndjenjat e bukura dhe të këndshme, të cilat shoqërohen me përjetime seksuale. Këto ndjenja shfaqen zakonisht nëpërmjet prekjeve seksuale, por gjithashtu mund të shfaqen prej mendimeve dhe fantazisë.

Ju mund t’i sillni vetës dhe partneres suaj/partnerit tuaj kënaqësi seksuale, kur ju

  • përkëdheleni tjetrin, e lini t’ju përkëdhelin ose e përkëdhelni veten,
  • putheni  tjetrin dhe lini t’ju puthin,
  • prekni me gjuhë trupin e partneres suaj/partnerit tuaj ose lini të prekeni me gjuhë …

Kënaqësia seksuale krijohet përmes prekjeve në shumë vende të trupit. Disa vende janë veçanërisht të ndjeshme. Këto vende quhen zonat erogjene. Këto janë për shembull:

  • goja
  • qafa
  • fytyra
  • vagina dhe vulva  (gratë)
  • penisi dhe testikujt (burrat)
  • vithet
  • anusi
  • pjesët e brendshme të kofshëve
  • gjinjtë (gra) / gjoksi (burra) dhe thithat
  • duart, gishtat, gishtat e këmbëve, shputat e këmbëve
  • llapat e veshit
  • kërthiza, barku

Pjesa ballore e burrit ku tregohen zonat erogjene
Pjesa e prapme e burrit ku tregohen zonat erogjene
Pjesa ballore e gruas ku tregohen zonat erogjene
Pjesa e prapme e gruas ku tregohen zonat erogjene

Çdo herë për çdo njeri ndryshe

Seksi mund të jetë ndryshe çdo herë dhe për çdo çift. Flisni me partneren tuja/partnerin tuaj për atë që ju të dy pëlqeni dhe si e dëshironi atë (butë apo fort, ngadalë apo shpejt, me gishtat, me buzët apo me gjuhën …).
Njerëzit mund të kenë marrëdhënie seksuale por kjo nuk është e domosdoshme për kënaqësinë seksuale. Ju po ashtu mund të shijoni thjesht të qenit intim me njëri tjetrin: të përqafoheni, të përkëdheleni, të flisni, të shijoni afërsinë e njëri-tjetrit …

Nëse ju jeni shumë e/i eksituar, mund të keni një orgazmë por edhe mund të ndodhë, që ju të mos keni një orgazmë. Ky nuk është një problem nëse ju dhe partnerja juaj/partneri juaj nuk jeni të pakënaqur për të.

Çift duke folur në shtrat

Mbrojtja nga IST-të

Ju mund të keni po ashtu kënaqësi seksuale, kur përdorni një prezervativ gjatë marrëdhënieve seksuale. Përdorni një prezervativ, me qëllim që të mbroheni nga IST-të.

Prezervativ
Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma