Ju mund të kryeni seks kur ju jeni shtatzënë.

Disa gra duan të kryejnë seks më shpesh kur ato janë shtatzënë, të tjera duan më pak:

  • Gjatë muajve të parë të shtatzënisë, shumë gra shpesh nuk ndjejnë sikur duan të bëjnë seks. Ato kanë pështjellime dhe janë të lodhura dhe gjokset e tyre dhembin. Shumë çifte janë të shqetësuar rreth të ardhmes dhe ndjehen të stresuar.
  • Nga ana tjetër vagina, klitori dhe thithat janë shumë të ndjeshëm. Disa gra ndjehen sikur duan të bëjnë seks më shpesh.
  • Për disa gra seksi gjatë shtatzënisë është shumë i pakëndshëm ose madje shumë i dhimbshëm.

Disa burra e konstatojnë të vështirë të kryejnë seks me partneren e tyre shtatzënë nga frika e lëndimit të saj ose fetusit.

Jo e dëmshme për fetusin

Marrëdhënia seksuale nuk mund ta dëmtojë fetusin sepse mitra e mbron atë. Sperma nuk mund të futet në mitër. Hyrja për në mitër është mbyllur.

Nuk ka asnjë rrezik dështimi, por mos kryeni marrëdhënie seksuale nëse mjeku ju këshillon të mos kryeni.

Seksi është më shumë se penetrim. Ka lloje seksi të ndryshëm. Ju gjithashtu mund të masturboni, të përkëdhelni, masazhoni, të përqafoni ose të kryeni seks oral me partnerin tuaj.

Qëndrimi i gruas shtatzënë. Fokusi është në organet e brendshme seksuale me fetusin brenda mitrës.
Detaje të organeve të brendshme seksuale të një gruaje shtatzënë. Fetusi është brenda mitrës. Një penis po penetron vaginën dhe nuk mund ta arrijë fetusin.

Pozicione të ndryshme

Ju mund të provoni pozicione të ndryshme që janë më shumë të rehatshme dhe më pak të dhimbshme.

Marrëdhënia seksuale gjatë shtatzënisë shembulli 1: Gruaja ulet mbi burrin.
Marrëdhënie seksi gjatë shtatzënisë shembulli 2: Burri dhe gruaja shtrihen në anë, burri prapa gruas.
Marrëdhënie seksi gjatë shtatzënisë shembulli 3: Gruaja shtatzënë është ne duar dhe gjunjë. Burri qëndron në gjunjë pas saj.

Mbrojtja nga IST-të

Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma