Ushqimi

  • Hani shëndetshëm: shumë fruta, perime dhe drithëra (patate dhe bukë) si dhe prodhime qumështi (qumësht dhe djathë).
  • Hani disa porcione të vogla të shpërndara gjatë ditës në vend të pak vakteve të bollshme. Trupi juaj mund ta tretë atëherë më mirë ushqimin.  

Disa prodhime ushqimore, ndotje dhe shtroja e përdorur e maces mund të bartin mikrobe në vete, të cilat janë për fetusin të rrezikshme (rreziku i infektimit me toksoplasmozë dhe listerinë). Prandaj tani janë shumë të rëndësishme duart e pastra dhe prodhimet e pastra ushqimore.

  • Mos hani vezë të papërpunuara.
  • Mos hani peshk të papërpunuar ose peshk të tymosur.
  • Mos hani mish të papërpunuar ose jo të zier mirë.
  • Lani duart pasi të keni prerë mishin e papërpunuar.
  • Mos hani djathë nga qumështi i papërpunuar dhe mos pini qumësht të papërpunuar.
  • Lani shumë mirë frutat dhe perimet e papërpunuara.
  • Vishni doreza kur punoni në kopsht ose kur pastroni tualetin e maces. Lani duart pas kësaj.

Pirja

  • Pini mjaftueshëm ujë.
  • Pini pak kafe, çaj ose kola.
  • Mos pini alkool. Alkooli mund të dëmtojë shumë foshnjën tuaj.

Medikamente dhe droga

  • Mos merrni asnjë medikament, pa pyetur një mjeke/një mjek.
  • Mos pini duhan.
  • Mos merrni drogë.

Acidi folik

Merrni gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë vitaminën acid folik. Pyesni në farmaci për këtë. Ju mund të filloni tanimë me marrjen e acidit folik nëse planifikoni të mbeteni shtatzënë.

Sport dhe kohë jashtë

  • Të jeni aktive: ecni, ngitni biçikletën, notoni.
  • Pushoni, nëse ju ndiheni e lodhur.
  • Rrini larg diellit ose përdorni pajisje mbrojtjeje kundër diellit, kur rrini më gjatë në diell.

Seks

Ju mund të keni edhe gjatë shtatzënisë seks.

Grua shtatzënë duke kryer marrëdhënie seksuale ndërkohë që është mbi burrin.

Vizita tek mjekja/mjeku ose mamia

Bëni një termin tek një mjeke/një mjek ose një mami, me qëllim që të vërtetoni shtatzëninë tuaj. Në kohën që ju jeni shtatzënë, përkujdeset për ju një gjinekologe/gjinekolog ose një mami.

Mjeku duke marrë një kampion gjaku nga një grua për të kontrolluar nëse ajo është shtatzënë.
Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma