Trupi

Gjatë shtatzënisë trupi juaj ndryshon shumë. Ju përjetoni ndryshimet e mëposhtme:

Ju mund të keni 1 ose më shumë nga parehatitë e mëposhtme, të cilat janë normale:

  • të përziera;
  • lodhje;
  • kapsllëk (të mos jesh në gjendje të jashtë qitësh);
  • Gjokse të fryra dhe që dhembin;
  • keni nevojë të shkoni në banjë (tualet) shpesh;
  • mishra dhëmbësh të infektuar;

Më vonë në shtatzëninë tuaj, ju mund të ndeshni të tjera parehati:

  • shenja tendosje në barkun tuaj;
  • këmbë dhe shputa të dhimbshme/të fryra;
  • dhimbje kurrizi.

Emocione

Emocionet tuaja dhe humori mund të ndryshojnë shumë shpejt. Për shembull, ju mund të jeni e lumtur në një moment dhe të ndjeheni e trishtuar dhe e shqetësuar në tjetrin.

Të përziera

  • Hani një mëngjes të lehtë;
  • Hanin disa porcione të vogla ushqimi gjatë ditës;
  • Pini mjaftueshëm ujë gjatë ditës;
  • Shkoni te një mjek nëse duhet të villni më shumë se 3 herë në ditë.

Mund të ndihmojë:

  • Hani diçka të vogël para se të dilni nga shtrati dhe kur shkoni në shtrat;
  • Pini pak qumësht ose çaj xhenxhefili.

Lodhje

  • Pushoni shumë;
  • Shkoni te një mjek për të kontrolluar nëse keni mjaftueshëm hekur në gjakun tuaj.

Kapsllëku

  • Pini shumë ujë;
  • Pini lëng të freskët portokalli;
  • Hani bukë integrale;
  • Jini aktive.

Mishra dhëmbësh të infektuar

  • Lani dhëmbët tuaj 3 herë në ditë;
  • Shkoni te një dentist nëse infeksioni mbetet.

Shenja tendosje

Vendosni një krem hidratues ose vaj në barkun tuaj për t'u kujdesur për lëkurën tuaj.

Këmbë dhe shputa të dhimbshme/të fryra

Ngrini këmbët tuaja lart kur uleni.

Dhimbje kurrizi

  • Uluni drejt;
  • Përkulni gjunjët tuaj kur ngrini objekte të rënda;
  • Mos vishni taka të larta;
  • Bëni ushtrime të lehta, për shembull: ecje, not ose çiklizëm.

Pas lindjes

Pas lindjes, trupi juaj mund të mbetet pak ndryshe nga si ishte para shtatzënisë tuaj. Për shembull: diferencë në peshë, formë e ndryshuar e barkut dhe e gjokseve.

Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma