Një shtatzëni zgjat rreth 9 muaj (40 javë / 280 ditë).
1 deri në 3 muaj
Vezëza e fekonduar bëhet një organizëm kompleks. Pas 3 deri në 6 javë, gjithë pjesët bazë të trupit kanë filluar rritjen.
Pas 6 javësh, zemra fillon rrahjen.
Truri, palca kurrizore, sistemi i frymëmarrjes, sistemi tretës, organet seksuale dhe sistemi urinar zhvillohen.
Kordoni i kërthizës dhe placenta janë në vend.
4 deri në 6 muaj
Fetusi rritet shpejt dhe truri zhvillohet shumë. Fetusi fillon të lëvizë, për shembull: përkulje, shkelmim, shtrëngim.
Fetusi mund të gëlltisë, thithë dhe gogësijë.
Pas 4 muajsh, mjeku ose gjinekologu mund t'ju thotë seksin e foshnjës.
Pas 5 muajsh, ju mund të ndieni fetusin të lëvizë.
Thonjtë, lëkua dhe qimet e trupit shfaqen.
Fetusi fillon të dëgjojë.
7 deri në 9 muaj
Fetusi bëhet 3 herë më i rëndë dhe dy herë më i madh.
Grumbullon yndyrë për të qëndruar ngrohtë, proteina për të ndërtuar muskujt, kalcium për të rritur kockat dhe ushqyes të tjerë thelbësorë si hekur.
Truri zhvillohet shpejt.
Mushkëritë janë gati për frymëmarrje të pavarur në fund të shtatzënisë.
Fetusi rrotullohet dhe zakonisht qëndron me kokën e tij poshtë pak para lindjes.