Marrëdhënia nënë-fëmijë
Marrëdhënia midis nënës dhe fëmijës rritet natyrisht gjatë shtatzënisë.
Nëna dhe foshnja reagojnë spontanisht ndaj sinjaleve të njëra-tjetrës. Çdo ditë nëna kupton më mirë çfarë i nevojitet foshnjës. Për shembull: pse foshnja qan ose kur foshnja është e uritur.
Ushqyerja me gji ndihmon të forcohen lidhjet midis nënës dhe foshnjës. Megjithatë, nënat të cilat nuk ushqejnë me gji gjithashtu lidhen natyrisht shumë lehtë me foshnjën e tyre.
Marrëdhënia baba-fëmijë
Për baballarët, mund të jetë më e vështirë për të krijuar një lidhje të tillë të fortë. Por baballarët, gjithashtu, mund të forcojnë marrëdhënien e tyre me fëmijën e tyre. Për shembull, ata mund:
- T’i japin foshnjës qumësht gjiri ose qumësht foshnje nga një shishe të prodhuar;
- Të përqafojnë foshnjën;
- Të lajnë foshnjën;
- Të mbajnë vërdallë foshnjën.
Këto momente të afërsisë janë të rëndësishme për babanë dhe fëmijën. Kjo gjithashtu do të thotë se nëna mund të çlodhet herë pas here.