Pas lindjes nëna do të vazhdojë të kihet nën përkujdesje në klinikë dhe në shtëpi, më vonë edhe në klinikën e mamisë ose në klinikën e gjinekologes/gjinekologut.
Mjekja/mjeku ose mamia kontrollon në orët e para rregullisht goditjen tuaj të zemrës, temperaturën tuaj, tensionin tuaj të gjakut, dhe mitrën. Ajo/ai provon po ashtu, sa të forta janë gjakderdhjet tuaja nga vagina

Çfarë ndodh në trup pas lindjes?

  • Mitra kthehet ngadalë në gjendjen e mëparshme. Ajo mblidhet dhe bëhet përsëri e vogël. Këto dhimbje të paslindjes mund të jenë të pakëndshme. Pas gjashtë deri në tetë javë mitra ka arritur përsëri madhësinë e saj të vjetër.
  • Nëse ju kishit një prerje ose çarje në ind ndërmjet vaginës dhe anusit (zorrës) qepja mund të jetë e pakëndshme gjatë të ndenjurit ulur. Lini dy herë në ditë të rrjedhë ujë mbi të, me qëllim që ta mbani të pastër qepjen. Kjo ndihmon edhe kundër dhimbjeve.
  • I lejoni vetes qetësi të mjaftueshme.
  • Ju mund të kini gjakderdhje deri në tetë javë pas lindjes nga vagina. Fillimisht gjaku është në të kuqe të çelur. Pastaj ai do të bëhet një lëng në ngjyrë kafe. Më vonë ai mund të bëhet i verdhë ose i bardhë. Sasia e gjakut zvogëlohet. Ndërroni rregullisht  pecetat higjienike. Mos përdorni tamponë.
  • Ciklin tuaj të parë menstrual pas lindjes ju e kini afërsisht pas gjashtë javësh. Nëse ju  e ushqeni me gji foshnjën tuaj, zgjat më shumë.
  • Gjatë shtatzënisë muskujt e dyshemesë së legenit shtrihen. Pas lindjes këta muskuj duhet të stërviten, me qëllim që ata të bëhen përsëri të fortë dhe të përkulshëm.
  • Lutni mjeken/mjekun tuaj ose maminë tuaj për këshillë.

Mbështetje nëpërmjet një mamie

Pas lindjes mund të kujdeset një mami për ju dhe për foshnjën tuaj. Mamia vjen tek ju në shtëpi dhe ju kontrollon juve dhe fëmijën. Ajo ndihmon dhe këshillon gjatë gjithë problemeve dhe pyetjeve. Arka e sigurimit shëndetësor e paguan këtë përkujdesje, nëse ju jeni e siguruar.

Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma