Jeta ndryshon
Të qënit një prind e ndryshon jetën tuaj shumë.
Ju mund:
- të ndjeni një përgjegjësi të madhe për foshnjën, e cila varet nga ju për ushqim, kujdes dhe dashuri;
- të ndjeheni e pasigurt dhe e frikësuar rreth ndjenjave dhe nevojave të foshnjës. Ju veç i mësoni këto pak e nga pak;
- shkurtohet gjumi sepse ju duhet të ngriheni natën;
- keni vështirësi në ushqyerjen me gji (gratë);
- shqetësoheni rreth të ardhmes;
- hiqni dorë nga zakonet e mëparshme dhe hobet ;
- duhet të planifikoni aktivitetet tuaja me kujdes;
Jeta sociale
Kontaktet tuaj social mund të ndryshojnë. Për shembull, ju mund:
- të doni të shpenzoni shumë kohë me foshnjën tuaj;
- të njiheni me njerëz të rinj të cilët gjithashtu kanë fëmijë;
- të zhvendoseni dhe të keni komshinj të rinj;
- duhet të planifikoni shumë më parë: disa kontakte mund të bëhen më pak të gjallë.
Të dy nëna dhe babai i foshnjës përjetojnë ndryshime.
Ndryshimet janë normale. Duhet disa kohë të mësohesh me situatën e re.
Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll