Nëse jeni shtatzënë dhe nuk doni të keni një foshnjë, ju mund t'i jepni fund shtatzënisë me një abortim.
Para se të bëni një abort, ju duhet të merrni pjesë në një seancë këshillimi. Abortimi ndodh pak ditë më vonë.

Nëse ju vendosni të vazhdoni shtatzëninë, keni ende 2 alternativa:

  • Të mbani foshnjën;
  • Të jepni foshnjën për adoptim. Ruhuni nga organizatat e pasigurta. Konsultoni vetëm agjencitë zyrtare të adoptimit.
    Në disa vende gratë mund të lindin foshnjën e tyre te spitali pa u dashur të japin emrin e tyre ose pa u dashur që spitali ta bëjë të njohur emrin e nënës. Pas lindjes, nëna le spitalin. Foshnja vendoset për adoptim pas një farë kohe.
Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma