Një ndërprerje e shtatzënisë është një ndërhyrje mjekësore, të cilën e bën një mjeke/një mjek tek ju, për të përfunduar shtatzëninë.
Një ndërprerje shtatzënie lejohet të kryhet vetëm nën kushte të caktuara. Para se ta bëni një ndërprerje të shtatzënisë ju duhet të bëni një bisedë këshillimi tek një vend këshillimi për konflikte shtatzënie.
Këshillimi
Një këshilltare/këshilltar bisedon me ju mbi situatën tuaj dhe mundësitë e ndryshme. Ajo/ai ju shpjegon, cila ndihma financiare dhe sociale mund të merrni, nëse ju vazhdoni shtatzëninë, si dhe ju informon mbi metodat e kontracepsionit.
Metodat për një ndërprerje të shtatzënisë
Ka dy metoda për një ndërprerje të shtatzënisë:
- Ndërprerje e shtatzënisë me medikamente: Deri në ditën e 63-të të ciklit të fundit menstrual. Ju duhet të merrni një medikament dhe të vini përsëri në një ditë tjetër, për të marrë medikamente të tjera. Ndërprerja e shtatzënisë me medikamente shkakton një dështim. Ju do të humbisni për disa ditë gjak.
- Thithje-kyretazh: Deri në javën e 14-të të ciklit të fundit menstrual. Mjekja/mjeku ju jep juve një narkozë të plotë të shkurtër ose një mpirje lokale në qafën e mitrës. Mjekja/mjeku thith membranën mukozë të mitrës dhe embrionin me një tub të vogël. Nëpërmjet kësaj përfundohet shtatzënia.
Një grua mund të bëjë një ndërprerje të shtatzënisë pa miratimin e partneres së saj/partnerit të saj.
Zgjidhje emergjente
Pas një ndërprerje të shtatzënisë ju mund të keni ende fëmijë.
Ndërprerja e shtatzënisë nuk është një metodë kontracepsioni. Ajo është një zgjidhje në një rast emergjent.