Shumë pjellore
Ju jeni shumë pjellore kur jeni e re, pasi keni pasur një ovulacion për herë të parë (cikli i parë). Nga ovulacioni i saj i parë, një grua është pjellore rreth 6 ditë çdo muaj.
Edhe kur bëni seks për herë të parë, ju mund të mbeteni shtatzënë.
Më shumë rreziqe për nënën dhe foshnjën
Nëse jeni shtatzënë dhe në moshë nën 20 vjeç, keni një rrezik më të lartë të keni një lindje të vështirë.
Foshnja mund të rrezikojë:
Jeta ndryshon kur të kesh një foshnjë
Nëse po mendoheni të keni një fëmijë, jini e vetëdijshme se:
- Do të keni më pak kohë për shkollë, punë ose hobe;
- Të kesh një fëmijë është shumë e kushtueshme.
- Marrëdhënia juaj me partnerin , prindërit dhe shokët tuaj do ndryshojë. Foshnja juaj vjen i pari.
- Mund t'ju duhet të shikoni për një tjetër vend për të jetuar.
Kontracepsioni
Ju dhe partneri juaj mund të vendosni se sa fëmijë doni dhe kur. Ky quhet planifikim familjar. Mund ta bëni këtë duke përdorur kontracepsion.
Shtatzënia e paplanifikuar
Nëse jeni shtatzëne po nuk kishit në plan të ishit, keni alternativa të ndryshme. Mund t'u kërkoni prindërve tuaj, familjes dhe shokëve ndihmë. Mos u ndjeni e turpëruar. Kjo mund t'i ndodhë kujtdo. Gjithashtu ju mund të kërkoni ndihmë profesionale dhe këshilla.