Ditët pjellore të gruas

Një grua është pjellore për rreth gjashtë ditë në çdo cikël. Gjatë kësaj kohe ajo mund të mbetet shtatzënë: Në ditët rreth ovulacionit, veza mund të fekondohet dhe të nisë shtatzënia. Qelizat e spermës mund të mbijetojnë në mitër ose në tubin fallopian për rreth pesë ditë. Kjo është arsyeja pse një grua mund të mbetet shtatzënë nëse ka bërë seks disa ditë para ovulacionit ose një ditë pas.

Kur ndodh saktësisht ovulacioni?

Është e vështirë të përcaktohet se kur ndodh saktësisht ovulacioni. Cikli i një gruaje mund të zgjasë deri në 35 ditë. Kjo mund të ndryshojë nga muaji në muaj. Tek shumë gra, ovulacioni ndodh rreth ditës së 14-të të ciklit. Por kjo mund të ndryshojë nga një grua në tjetrën dhe nga muaji në muaj.

Pra, ovulacioni nuk mund të parashikohet me saktësi. Prandaj përcaktimi i ovulacionit vetëm nëpërmjet llogaritjes dhe numërimit është shumë i pasigurt.

Shembull 1 - cikël i rregullt 28 ditësh: ovulacioni do të ndodhë rreth ditës së 14 të ciklit tuaj. Ju mund të ngelni shtatzënë rreth 5 ditë para se ovulacioni të ndodhë dhe ditën më pas.
Shembull 2 - cikël i rregullt 23 ditësh: ovulacioni do të ndodhë rreth ditës së 9 të ciklit tuaj. Ju mund të ngelni shtatzënë rreth 5 ditë para se ovulacioni të ndodhë dhe ditën më pas.
Shembull 3 - cikël i rregullt 34 ditësh: ovulacioni do të ndodhë rreth ditës së 20 të ciklit tuaj. Ju mund të ngelni shtatzënë rreth 5 ditë para se ovulacioni të ndodhë dhe ditën më pas.

Tre shenjat e ovulacionit

1. Temperatura e trupit gjatë zgjimit
Matni temperaturën e trupit tuaj çdo mëngjes, menjëherë pas zgjimit dhe para se të dilni nga shtrati. Kjo është temperatura bazale. Menjëherë pas ovulacionit ajo rritet me rreth 0.2 në rreth 0.5 gradë Celsius. Temperatura bie pas rreth 14 ditësh - kur fillon cikli menstrual (gjakderdhja mujore). Temperatura bazale e trupit iu tregon se keni ovuluar. Por nga kjo nuk mund të përcaktohet me saktësi se kur keni ovuluar.

2. Më shumë rrjedhje nga vagina
Në shumicën e ditëve, hyrja në mitër bllokohet nga një mukozë viskoze. Ajo duket pak si e bardha e vezës dhe është e trashë. Kjo mukozë shpërbëhet vetëm pak para ovulacionit. Më pas mund ta ndjeni atë në hyrje të vaginës (vagina).

3. Qafa e mitrës është e butë
Ju mund ta prekni qafën e mitrës me gishtin tuaj brenda vaginës. Në fillim të ciklit ajo mbyllet dhe ndihet e fortë. Gjatë periudhës pjellore ajo është e butë dhe pak e hapur.

Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma