Një lindje kirurgjikale emërtohet edhe si operacioni cezarian. Gjatë një lindjeje kirurgjikale mjekja/mjeku bën një prerje në barkun e gruas, me qëllim që ta nxjerrë foshnjën nga barku i gruas.

Arsyet për një operacion cezarian

Nganjëherë operacioni cezarian është i planifikuar. Në këtë rast ju e dini tanimë, se ju do të kini një operacion cezarian. Për shembull, sepse foshnja nuk qëndron shtrirë me kokën poshtë ose është shumë e madhe për legenin.

Por edhe mund të ndodhë, që gjatë lindjes dalin probleme, të cilat përbëjnë një rrezik për ju dhe për foshnjën. Atëherë është i nevojshëm një operacion cezarian.

Ka rrallë një rast emergjent, në të cilin është menjëherë i nevojshëm një operacion cezarian. Për shembull, nëse jeta juaj ose foshnja juaj janë në rrezik akut.

Lindje kirurgjikale: mjek duke kryer një operacion cezarian

Operacioni cezarian: operacioni

Në rast të një operacioni cezarian ju shkoni në mëngjes në spital. Të paktën gjashtë orë përpara nuk lejohet që ju të hani ose të pini diçka. Ju parapërgatiteni për operacionin. Për shembull ju vishni teshat e spitalit, hiqni stolitë tuaja, largoni kozmetikën tuaj.

Anestezistja/anestezisti ju jep juve për mpirje një anestezi (PDA) epidurale. Kjo është një injeksion në pjesën e poshtme të shpinës. Ju mund ta merrni injeksionin ulur ose shtrirë. Nganjëherë futet brenda edhe një tub i vogël nëpërmjet gjilpërës. Atëherë ju mund të merrni në mënyrë të përsëritur lëndë narkotike.

Gjatë një operacioni cezarian mund të qëndrojë tek ju partnerja juaj/partnerin tuaj ose një person tjetër sipas zgjedhjes. Mjekja/mjeku bën një prerje në bark, direkt mbi qimet e mbivetes. Ju nuk ndjeni asnjë dhimbje, por ju ndieni që jeni duke u operuar.

Mjekja/mjeku e nxjerr foshnjën jashtë. Kordoni i kërthizës  prihet. Foshnja merret dhe kontrollohet nga një mjeke për fëmijë/mjek për fëmijë. Pastaj mbyllet përsëri prerja në barkun e nënës. E gjithë ndërhyrja zgjat deri në një orë.

Nëse ju kini një operacion cezarian emergjent,

  • ju merrni një narkozë të plotë në vend të një anestezie (lokale) anestezi epidurale (PDA),
  • partnerja juaj/partnerin tuaj ose një person tjetër nuk mund të jetë gjatë kësaj.

Mjeku duke i bërë një gruaje shtatzënë një anestetik epidural.
Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma