Lindja
Operacioni cezarian (lindje kirurgjikale)
Një lindje kirurgjikale quhet po ashtu operacioni cezarian. Për këtë gruaja merr një mpirje, me qëllim që të mos ndiejë asnjë dhimbje. Mjekja/mjeku bën një prerje direkt mbi qimet e mbivetes në barkun e gruas. Nëpërmjet kësaj prerjeje nxirret jashtë foshnja.
Shkaqet për një operacion cezarian
Këto janë disa nga shkaqet më të shpeshta për një operacion cezarian:
- Koka e foshnjës është shumë e madhe, për të kaluar nëpërmjet legenit të nënës.
- Placenta qëndron para hyrjes së mitrës (qafa e mitrës) ose placenta shkëputet shumë herët.
- Një pjesë e kordonit të kërthizës ka rrëshqitur jashtë hyrjes së mitrës dhe qëndron në vaginë. Foshnja mund të asfiksohet nëpërmjet kësaj.
- Foshnja nuk qëndron me kokën për poshtë.
- Ka më tepër se një foshnjë.
- Nëna është me HIV-pozitiv.
- Nëna ose fëmija kanë një sëmundje tjetër, e cila e bën të pamundur një lindje të natyrshme.
Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll