Sterilizimi është një metodë e përhershme kontracepsioni.
Sterilizimi është një veprim që e bën të pamundur fekondimin. Spermatozoidi nuk mundet më të arrijë vezëzën.
Kjo në përgjithësi nuk ndikon shëndetin tuaj.
Njëlloj burra dhe gra mund të sterilizohen.
Sterilizimi për burra
Pas sterilizimit burri ende ka ejakulacione. Ai prodhon spermë pa spermatozoide. Ai mund të kryejë marrëdhënie seksuale normalisht.
Mjeku bllokon kanalet e spermës.
Spermatozoidet nuk mund të udhëtojnë më gjatë kanaleve të spermës te prostata dhe fshikëzat seminale, ku sperma është prodhuar.
Pas 3 muajsh, sperma nuk përmban më ndonjë spermatozoid. Vetëm atëherë ju mund të ndaloni së përdoruri metoda të tjera kontracepsioni.
Sterilizimi për gra
Sterilizimi nuk ka efekt mbi ciklin, ovulacionin ose ciklin menstrual.
Mjeku bllokon gypat e Falopit.
Spermatozoidet nuk munden më të arrijnë vezëzën.
Sterilizimi: operimi
Operimi zakonisht kryhet nën një anestetik lokal te burrat dhe nën anestetik të përgjithshëm te gratë. Operimi është më pak i rrezikshëm për burrat sesa për gratë. Pas operimit, ju mund të shkoni në shtëpi menjëherë, po të mos keni bërë një anestetik të përgjithshëm.
Sterilizimi zakonisht nuk ndikon epshin seksual tuajin ose jetën seksuale . Burra dhe gra mund të kenë ende orgazma.
Sterilizimi është një metodë e përhershme kontracepsioni. Kthimi pas i sterilizimit është i vështirë dhe jo gjithmonë me sukses.
Sterilizimi është shumë i sigurt.
Mbrojtja nga IST-të dhe nga HIV
Sterilizimi nuk mbron ndaj IST-të ose HIV. Vetëm një prezervativ mund t'ju mbrojë.