Spiralja e hormoneve  është një mjet kontracepsioni. Spiralja e hormoneve është një tub plastik në formë T-je. Ajo përmban një  hormon.

Pajisja IUD hormonale

Kështu ndikon spiralja e hormoneve

Hormoni ua bën të vështirë spermatozoideve që të lëvizin. Spermatozoidet nuk vijnë në mitër dhe tek veza e pjekur. Nëpërmjet hormonit veza po ashtu nuk mund të zërë vend në membranën mukozë të mitrës.

  • Një gjinekologe/gjinekolog e vendos spiralen në shtatë ditët e para të ciklit në mitër. Kjo mund të jetë e dhimbshme. Mjekja/mjeku mund t’ju ofrojë barna kundër dhimbjeve.
  • Spiralja e hormonit është e efektshme tre vjet. Ka po ashtu spirale hormonesh, të cilat ndikojnë pesë vjet. Pas tre ose pesë vjetësh ajo duhet të ndërrohet.
  • Pasi të jetë vendosur spiralja e hormoneve, ju ndieni larg dy fije lart në vaginë. Ato varen nga qafa e mitrës jashtë. Kjo do të thotë, që ju mund të provoni në çdo kohë me një gisht në vaginë, nëse spiralja qëndron në rregull.

Grua duke qëndruar në këmbë. Fokusi është në organet seksuale të brendshme.
Pajisja IUD e vendosur në mitër. 2 fije të shkurtra janë lënë majtas lart në vaginë, jashtë mitrës.

Besueshmëria

Spiralja e hormoneve është shumë e besueshme, nëse ajo është e vendosur drejt. Nganjëherë spiralja mund të rrëshqasë. Është mirë, ta prekësh herë pas here vetë, nëse spiralja është vendosur ende drejt.

Ndikime mbi shëndetin tuaj

Spiralja e hormoneve përmban një hormon, të cilin nuk e durojnë të gjitha gratë. Disa grave iu dalin puçrra në fytyrë, gjinjtë e tyre janë të ndjeshëm ndaj të prekurit dhe ato kanë dhimbje koke. Pasojat anësore normalisht largohen vetë. Drejtohuni tek një mjeke/mjek, nëse ju keni ankesa të vazhdueshme.

Në disa raste është më mirë, të zgjidhni një metodë tjetër kontracepsioni. Për shembull atëherë, nëse ju keni sëmundjemitrës, sëmundje të zemrës, kancer në gji ose një trombozë. Pyesni atëherë një mjeke/një mjek për këshillë.

Cikli menstrual është normalisht më pak i fortë ose bile mund të mos vijë fare.

Nëse ju doni të mbeteni shtatzënë lini t’ju hiqet përsëri spiralja.

Mbrojtje nga IST-të dhe HIV

Spiralja e hormoneve nuk mbron nga IST-ja ose  HIV. Vetëm një prezervativ mund t’ju mbrojë.

Prezervativi

Spiralja me tel bakri

Spiralja me tel bakri  është një mjet kontracepsioni. Spiralja me tel bakri është një tub plastik në formë T-je. Përreth spirales është e mbështjellë një fije bakri.

Spiralja me tel bakri

Kështu funksion spiralja me tel bakri

  • Spiralja me tel bakri kufizon lëvizshmërinë e spermatozoideve.
  • Ajo pengon që veza të zërë vend në membranën mukozë të mitrës.

Një gjinekologe/gjinekolog e vendos spiralen në shtatë ditët e para të  ciklit tuaj në mitër. Kjo mund të jetë e dhimbshme. Mjekja/mjeku mund t’ju ofrojë barna kundër dhimbjeve.

Spiralja me tel bakri është e efektshme të paktën tre deri në pesë vjet. Pas tre deri pesë vjetësh ajo duhet të ndërrohet.

Pasi të jetë vendosur spiralja me tel bakri, ju ndieni larg dy fije lart në  vaginë. Ato varen nga qafa e mitrës jashtë. Kjo do të thotë, që ju mund të provoni në çdo kohë me një gisht në vaginë, nëse spiralja qëndron në rregull.

Besueshmëria

Spiralja me tel bakri është shumë e besueshme, nëse ajo është e vendosur drejt. Nganjëherë spiralja mund të rrëshqasë. Është mirë, të preket herë pas here vetë, nëse spiralja është vendosur ende drejt.

Ndikime mbi shëndetin tuaj

Spiralja me tel bakri nuk përmban hormone. Spiralja me tel bakri nuk ju bën me pak pjellore. Nëse ju doni të mbeteni shtatzënë, lini t’ju hiqet spiralja.

Cikli ijuaj menstrual mund të bëhet pak më i fortë dhe më i dhimbshëm. Në fillim ju mund të keni edhe gjakderdhje të ndërmjetme. Kjo do të thotë, ju mund të keni gjakderdhje më shpesh se çdo katër javë. Nganjëherë ju mund të keni dhimbje në pjesën e poshtme të barkut jashtë ciklit menstrual.

Mbrojtje nga IST-të dhe HIV

Spiralja me tel bakri nuk mbron nga IST-të ose HIV. Vetëm një prezervativ mund t’ju mbrojë.

Prezervativ
Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma