Injeksioni kontraceptiv është një metodë e kontracepsionit.

Injeksioni kontraceptiv përmban 1 hormon. Hormoni parandalon një vezëzëz të bëhet gati për ovulacion. Gjithashtu ai e bën më të vështirë për spermatozoidet të futen në mitër dhe parandalon implantimin e një vezëze.

Injeksioni kontraceptiv

Si punon injeksioni kontraceptiv

Injeksioni punon për 3 muaj. Përdoret në mënyrën e mëposhtme:

  • Në fillim të ciklit tuaj, një mjek ose gjinekolog ju bën një injeksion në krahun tuaj ose vithe.
  • Pas 10 javësh, ju ktheheni për të bërë një injeksion të dytë.
  • Nga ai moment në vazhdim ju bëni një injeksion të ri çdo 3 muaj (12 javë).
Mjeku duke bërë një injeksion kontraceptiv në vithen ose krahun e një gruaje.

I sigurt

Injeksioni kontraceptiv është shumë e sigurt nëse përdoret siç duhet.

Ndikime mbi shëndetin tuaj

Injeksioni kontraceptiv përmban 1 hormon. Ky hormon në përgjithësi nuk ndikon shëndetintuaj.
Në disa raste prapë se prapë është më mirë, të zgjidhni tjetër metodë të kontracepsionit. Për shembull nëse keni një rrezik të lartë për sëmundje zemre. Pyesni një mjek për këshillë.

Injeksioni nuk ju bën më pak pjellore. Nëse doni të ngelni shtatzënë, thjesht mos bëni injeksionin e përsëritur. Mundet, megjithatë, të duhen disa muaj ose deri në një vit, për ciklin tuaj të kthehet në normal.

Ju mund të keni disa efekte anësore si dhimbje koke, cikël menstrual të çrregullt dhe gjokse më të ndjeshëm. Konsultoni një mjek nëse efektet anësore janë të rënda.

Cikli juaj menstrual mund të bëhet më pak i rëndë dhe shpesh mund të ndalojë krejt.

Mbrojtja nga IST-të dhe nga HIV

Injeksioni kontraceptiv nuk mbron ndaj IST-të ose HIV. Vetëm një prezervativ mund t’ju mbrojë.

Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma