Implanti kontraceptiv është një metodë e kontracepsionit.
Implanti kontraceptiv është një shufër elastike plastike në madhësinë e një shkrepëse. Ai përmban 1 hormon. Ky hormon parandalon ovulacionin. Gjithashtu ai e bën më të vështirë për spermatozoidet të futen në mitër dhe të arrijnë vezëzën.
Si punon implanti kontraceptiv
Një mjek ose gjinekolog do përshtatë implantin. Do t'ju bëjnë një anestetik lokal dhe shufra do të futet me një gjilpërë pikërisht poshtë lëkurës nga brenda krahut tuaj. Kjo është praktikisht pa dhimbje.
Implanti kontraceptiv punon për 3 vjet. Pas 3 vitesh ai ka nevojë të zëvendësohet.
I sigurt
Implanti kontraceptiv është shumë i sigurt nëse përdoret siç duhet.
Ndikime mbi shëndetin tuaj
Implanti kontraceptiv përmban 1 hormon. Ky hormon në përgjithësi nuk ndikon shëndetintuaj.
Në disa raste është më mirë, prapë se prapë, të zgjidhni tjetër metodë të kontracepsionit. Për shembull: nëse keni një sëmundje zemre, kancer gjiri ose trombozë. Pyesni një mjek për këshillë.
Implanti nuk ju bën më pak pjellore. Nëse doni të ngelni shtatzënë, veç keni për të hequr implantin.
Gjatë muajve të parë të përdorimit, ju mund të keni efekte anësore si gjokse më të ndjeshëm, dhimbje koke dhe cikël menstrual të çrregullt. Këto efekte zakonisht zhduken vetë. Nëse jo, konsultoni një mjek.
Cikli menstrual i juaji mund të bëhet më pak i rëndë ose madje mund të ndalojë krejt. Për disa gra, cikli bëhet më i rëndë. Të tjera vazhdojnë të kenë cikle menstruale të çrregullt dhe/ose kanë gjakderdhje midis 2 cikleve.
Mbrojtja nga IST-të dhe nga HIV
Implanti kontraceptiv nuk mbron ndaj IST-të ose HIV. Vetëm një prezervativ mund t’ju mbrojë.