Çfarë është kontracepsioni?
Kontacepsioni parandalon që gruaja të mbetet shtatzënë.
Ju dhe partnerja ose partneri juaj mund të vendosni kur dhe sa fëmijë dëshironi të keni. Ky quhet edhe planifikim familjar. Kur kryeni marrëdhënie seksuale, por (ende) nuk dëshironi të keni fëmijë, ju mund të shmangni shtatzënine nëpërmjet kontracepsionit.
Kontracepsioni nuk e bën një grua më pak pjellore. Kontracepsioni nuk e bën as mashkullin më pak pjellor. Kur ndalohet përdorimi i kontracepsionit, gruaja mund të lindë përsëri fëmijë dhe mashkulli mund të ngjizë përsëri fëmijë. Një njëri bëhet përgjithmonë infertil vetëm përmes sterilizimit.
Ka metoda të ndryshme të kontracepsionit
Ju mund të zgjidhni se cila metodë është më e mirë për ju dhe për partneren/partnerin tuaj.
Për shembull, duhet të fuksionojë kontracepsioni me ose pa hormone? Ose: Duhet të vazhdojë gruaja të ketë menstruacione (gjakderdhje menstruale) dhe ovulim (ovulacion)?
Ekzistojnë më shumë pyetje, të cilat mund t´ju ndihmojnë në zgjedhjen tuaj.
Nëse përdorni një metodë kontracepsioni pa mangësi, ju mund të parandaloni shtatzëninë në mënyrë shumë të sigurt. Disa metoda kërkojnë më shumë praktikë dhe përvojë se të tjerat.
Për metoda të caktuara duhet të shkoni tek mjekja/mjeku, për shembull për pilulën ose për një spirale. Të tjerat mund t´i blini në një market për produkte kozmetike, si p.sh. prezervativët.
Nëse një metodë nuk funksionon mirë, mund të provoni një tjetër.
Konsultimi
Konsultohuni me një mjeke, një mjek ose me një person në një qendër konsultimi. Atje askujt nuk i lejohet që t´u transmetojë të tjerëve informacione për ju. Ky quhet detyrim konfidencialiteti dhe është e drejta juaj me ligj.
Mund të jetë po ashtu e dobishme që të flisni në lidhje me kontracepsionin me partneren/me partnerin tuaj.
Mbrojtja nga HIV dhe IST-të
Prezervativi është i vetmi kontraceptiv, i cili mbron nga HIV dhe zvogëlon rrezikun e shumë infeksioneve seksualisht të transmetueshme (STI).