Pas një periudhe të ndjenjave intensive të të qënit i dashuruar, është normale të ndjeheni më pak i eksituar. Ju njiheni me njëri tjetrin më mirë dhe mësoheni me marrëdhënien tuaj. Të jeni bashkë mund të bëhet atëherë rutinë.

Për disa njerëz, rutina është një problem, për të tjerë ajo mund të japë një ndjenjë qetësuese dhe bindëse. Të njohësh njëri tjetrin mirë dhe të mësohesh me njëri tjetrin mund të japë gjithashtu një ndjenjë të stabilitetit dhe sigurisë.

Nëse mendoni se rutina është një problem, pyesni veten:

Nëse partneri juaj i di se ju doni që gjërat të jenë ndryshe, ju mund të përpiqeni të gjeni një zgjidhje së bashku. Kjo mund ta bëjë marrëdhënien tuaj më intensive. Gjeni kohë për njëri tjetrin dhe përpiquni të bëni aktivitete të reja së bashku. Për shembull: dilni jashtë shtëpisë së bashku nëse ndjeni se jeni shumë shpesh në shtëpi; provoni diçka të re nëse ndjeni se jeta seksuale e juaj është e mërzitshme. Kjo mund të jetë eksituse dhe argëtuese.

Ndryshimi i rutinës nuk do të thotë se duhet të përfundoni marrëdhënien ose kërkim për eksitim jashtë marrëdhënies. Pyesni veten çfarë doni me të vërtetë.

Të jesh një prind mund të ndryshojë marrëdhënien me partnerin tuaj. Gjeni kohë për njëri-tjetrin.

Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma