Çdo shoqëri ka pikëpamje të ndryshme për këtë se çfarë është nderi. Nderi është shpesh i lidhur ngushtë me këtë, që një njeri të jetë i pranuar dhe i vlerësuar në shoqëri. Me qëllim që një person të pranohet në shoqëri ai duhet të përmbushë shpesh parashikime të caktuara. Nëse një person nuk i përmbush këto parashikime, kjo kuptohet shpesh si cenim i nderit vetjak ose të familjes.
Nëse cenohet nderi i familjes ose do të mund të cenohej, familjet e përdorin nganjëherë fuqinë e tyre, me qëllim që të shpëtojnë ose rivendosin nderin e familjes. Familjet përdorin edhe dhunë për këtë. Anëtarët e familjes mendojnë, se ata me anë të kësaj dhune do të rivendosin nderin e personit dhe të familjes. Kjo emërtohet si dhunë në lidhje me nderin.

Në Gjermani është e ndaluar çdo formë dhune kundrejt njerëzve të tjerë. Prandaj është po ashtu e ndaluar me ligj dhe dënohet dhuna në lidhje me nderin. Edhe nëse dikush mendon se një person paska cenuar nderin e tij ose të saj ose nderin e familjes.

Në Gjermani nuk është një cenim i nderit, nëse, për shembull, një person

  • ka marrëdhënie (sekusale) para martesës,
  • para martesës nuk është më e virgjër,
  • u përdhunua (përdhunimi është në Gjermani një vepër penale dhe i ndaluar me ligj),
  • është larguar nga familja për të jetuar në një vend tjetër,
  • mbrohet kundër një martese të aranzhuar,
  • sillet ndryshe sesa si e do familja, për shembull, nuk shkon pas shkollës menjëherë në shtëpi,
  • vishet ndryshe, sesa si e do familja këtë,
  • nuk dëshiron të jetë më bashkë me bashkëshorten/bashkëshortin dhe do të largohet nga ajo ose ai,
  • lë të bëhet një ndërprerje e shtatzënisë.

Format e dhunës në lidhje me nderin

Në shumë shoqëri burrat kanë më tepër liri dhe fuqi se gratë. Rolet e burrave dhe grave (rolet sipas gjinive) janë shumë të ndryshme. Prandaj janë më tepër gratë viktima të dhunës në lidhje me nderin.
Dhuna në lidhje me nderin mund të ketë shumë forma, për shembull:

  • Kontroll: Vajza ose gruaja mbikëqyret nga anëtarët e familjes dhe nuk lejohet të dalë me shoqet/shokët ose të ushtrojë sport.
  • Dënim fizik: Vajza ose gruaja shkelmohet ose goditet.
  • Dënim psikologjik: Vajza ose gruaja fyhet ose kërcënohet, anëtarët e tjerë të familjes nuk flasin më me të, nuk e shohin më atë dhe e injorojnë praninë e saj.
  • Vajza ose gruaja martohet kundër dëshirës së saj (martesa me detyrim).
  • Vajza ose gruaja detyrohet të kryejë vetëvrasje.
  • Vajza ose gruaja vritet nga një anëtar tjetër i familjes.

Nganjëherë përjetojnë edhe burrat dhunë në lidhje me nderin, për shembull nëse ata janë homoseksualë ose nëse ata nuk janë dakord me një martesë të aranzhuar.

Dhuna mund të ushtrohet nëpërmjet më tepër se një anëtari të familjes. Autorët janë në shumicën e rasteve burra dhe rrallë gra. Nganjëherë është partnerja/partneri një person që ushtron dhunë.

Kërkoni ndihmë

Nëse ju jeni viktimë e dhunës në lidhje me nderin ose kini frikë nga kjo, kërkoni ndihmë:

  • Flisni me dikë, të cilit ju i besoni.
  • Nëse ju shkoni në shkollë, mund t’iu drejtoheni mësueseve/mësuesve, të cilët mund t’ju ndihmojnë më tej. Flisni mbi frikën tuaj nga dhuna. Tregoni me saktësi, nga se kini frikë. Atëherë mësuesja/mësuesi juaj mund t’ju ndihmojë juve më mirë.
  • Drejtohuni tek organizata të specializuara ose vende këshillimi, të cilat mund t’ju ndihmojnë. Për shembull ”Terre des Femmes”.
  • Drejtohuni tek policia. Flisni mbi dhunën. Tregoni me saktësi, çfarë ndodh me ju. Atëherë policia mund t’ju ndihmojë.

Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma