Sipas ligjit në Evropë njerëzit mund të zgjedhin lirisht partnerin e tyre.
Njerëzit zgjedhin një partner bazuar në kritere të caktuara. Shpesh njerëzit nuk janë të vetëdijshëm që ata po i përdorin këto kritere. Disa njerëz janë të vetëdijshëm për to dhe duan veç një partner që i plotëson ato kritere. Për shembull:
- origjina;
- personaliteti;
- inteligjenca;
- humori;
- situata financiare;
- paraqitja;
Të dy burrat dhe gratë mund të marrin iniciativën për të filluar një marrëdhënie.
Ndonjëherë prindërit ose pjesëtarë të tjerë të familjes zgjedhin personin që fëmija i tyre do të martohet. Kjo quhet një martesë e ujdisur. Të rinjtë shpesh mund të vendosin nëse duan të martohen ose jo, por ky nuk është gjithmonë rasti. Një martesë e detyruar ndalohet me ligj.
Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll