Homoseksualitet do të thotë që dikush e quan veten homoseksual dhe tregohet kështu edhe ndaj të tjerëve. Ky është identiteti i saj/i tij seksual.

Shpesh kjo kupton po ashtu që ajo/ai:

  • ndjehet i tërhequr emocionalisht dhe /ose seksualisht ndaj personave të të njëjtës gjinie (ndjenjat).
  • bën Seks me persona të të njëjtës gjinie (sjellje).

Ndjenjat, sjellja dhe identiteti i një personi nuk janë gjithmonë të njëjta. Një shembull: Një burrë, i cili nuk e sheh veten si homoseksual (identiteti), mund të ndihet i tërhequr nga një burrë tjetër (ndjenja), por të mos veprojë në përputhje me këtë (sjellje).

2 burra në intimitet
Gra lesbike me fëmijët e tyre

Burra dhe gra mund të jenë homoseksualë. Burra, të cilët ndihen të tërhequr nga burra të tjerë emërtohen homoseksualë ose “gay”; gra, të cilat ndihen të tërhequra nga gra të tjera emërtohen si homoseksuale ose lesbike . Disa njerëz ndihen të tërhequr nga burra dhe gra. Këta emërtohen si biseksualë.

Nganjëherë njerëzit kanë vetëm gjatë një faze të caktuar të jetës së tyre ndjenja homoseksuale.

Pse janë njerëzit homoseksualë

Nuk dihet pse njerëzit janë homoseksualë. Por e sigurt është:

  • Të jesh homoseksual nuk është një vendim i vetëdijshëm. Kjo ndodh fare natyrshëm.
  • Homoseksualiteti nuk është i trashëgueshëm, si veçori të tjera, si p.sh. ngjyra e syve ose e flokëve.
  • Ai ndodh në të gjitha vendet dhe kulturat. Në Evropë diskriminimi i njerëzve homoseksualë është i ndaluar me ligj. Sipas ligjit nuk lejohet askush të trajtojë ndryshe, të përjashtojë ose kufizojë njerëz për shkak të homoseksualitetit të tyre.

T’iu tregoni të tjerëve, që ju jeni homoseksual.

Një njeri duhet të vendosë vetë për vetveten, nëse ai do të dallohet nga njerëz të tjerë si homoseksual ose biseksual.

T’i thoni një njeriu tjetër, që ju jeni homoseksual ose biseksual:

  • nuk është shpesh e thjeshtë dhe ka nevojë për shumë guxim.
  • mund të paraqitë një lehtësim të madh. ju nuk duhet të fshiheni më. Flisni fillimisht me persona, nga të cilët ju mendoni që ata ju pranojnë, kështu siç jeni. Disa njerëz kanë vështirësi të pranojnë homoseksualitet ose biseksualitet. Të jeni të vetëdijshëm që reaksionet fillimisht nuk do të jenë gjithmonë pozitive.
  • Ju nuk duhet t’iu thoni të tjerëve, që ju jeni homoseksual ose biseksual. Nëse ju mendoni se nuk është e sigurt të flisni për këtë, ju nuk duhet po ashtu ta bëni këtë.

Martesa me të njëjtën gjini

Në shumë shtete evropiane njerëzit në një marrëdhënie homoseksuale ( të të njëjtës gjinie) gjithashtu martohen. Kështu është edhe në Gjermani

2 burra duke u martuar në një bashki
Përkthejeni këtë tekst në
Mbyll

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma