Kur ju keni një pyetje rreth jetës tuaj seksuale ose marrëdhënies ose keni një problem, ju mund të flisni me profesionistë të ndryshëm shëndeti. Për shembull: mjeku, infermieri, gjinekologu, mamia, terapisti, psikologu…
Nëse është e nevojshme, profesionisti i shëndetit mund t’ju drejtojë te një specialist. Për shembull: një psikolog/terapist mund t’ju ndihmojë për shembull në rast depresioni, jetesës me HIV, problemeve të marrëdhënies…
Gratë mund të shkojnë direkt te një gjinekolog. Për shembull, në rast të shtatzënisë, infeksionit vaginal…
Për çfarë të flasësh me një profesionit shëndeti
Mund të flisni me një profesionit shëndeti pothuajse për çdo problem intim. Për shembull:
Si të flasësh me një profesionit shëndeti
Nëse doni të flisni me një profesionit shëndeti, këshillat e mëposhtme mund të ndihmojnë:
- Mendoni rreth problemit ose pyetjes që doni të diskutoni;
- Mendoni rreth asaj që doni nga profesionisti i shëndetit. Për shembull: këshillë, një test për IST, një referencë te një specialist …
- Bëjeni të qartë nëse tema është e vështirë për ju që të flisni për të;
- Përshkruani problemin tuaj ose pyetjen në mënyrë specifike sa është e mundur. Për shembull: “Nuk jam në gjendje të kem një ereksion”.
- Mendoni se cilat fjalë doni të përdorni; fjalori në këtë faqe ueb mund t’ju ndihmojë;
- Ju mund të merrni dikë që besoni me vete, kështu që ai/ajo mund t’ju ndihmojë.
Shpesh duket e vështirë të flasësh për tema intime me një profesionist shëndeti, por kjo është pjesë e punës së tyre. Ata njohin këto tema mjaft mirë.
Privatësia
Privatësia juaj respektohet kur flisni me një profesionist shëndeti. Profesionistët nuk mund të shpërndajnë informacionin që ju u thoni atyre.